E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në thirrjen e hapur në të cilën aplikuan më shumë se 100 shkolla, përparësi u është dhënë shkollave të cilat do të implementojnë projekte ku këshillat shkollore do të involvohen në aktivitetet të ndryshme si: përcaktime strategjike, planifikime vjetore, aktivitete sociale etj.
SH.F. “Ismail Qemali” fiton grand prej 30.000 dollarė








SHF “Ismail Qemali” është njëra nga 8 shkollat në nivel shtetëror e përzgjedhur nga USAID PEP - Programi për përforcim të kapaciteteve të këshillave shkollore.

Në thirrjen e hapur në të cilën aplikuan më shumë se 100 shkolla, përparësi u është dhënë shkollave të cilat do të implementojnë projekte ku këshillat shkollore do të involvohen në aktivitetet të ndryshme si: përcaktime strategjike, planifikime vjetore, aktivitete sociale etj.

“Ky është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shkollës, këshillit shkollor dhe asistencë së zyrës së ZHEL-it pranë Komunës së Gostivarit”, thekson Ekrem Ismaili, drejtor i shkollës i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpilimin e propozim-projektit.

Projekti PEP përkrah aktivitete në sfera të ndryshme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla fillore, riparim të çative, instalim të sistemit elektrik dhe nxehjes qendrore, riparim dhe furnizim të dyerve dhe dritareve, dyshemeve, nyjeve sanitare etj.

Me këtë projekt, parashihet forcimi i kapaciteteve të këshillit të shkollës nëpërmjet trajnimeve dhe punëtorive të ndryshme, ndërsa se ku do të investohen mjetet e fituara me këtë grand, do të varet prej nevojave që do t’i determinojë stafi i shkollës, këshilli shkollor dhe prindërit.

Të përkujtojmë se në shkollën “Ismail Qemali” para disa ditësh përfundoi ndërtimi i mini-sallës për fizkulturë dhe rregullimi i oborrit, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të ndërtohet sallë sportive në vlerë prej rreth 350 mijë eurosh.

Për më shumë informacione rreth USAID/PEP programës për përforcim të kapaciteteve të këshillave të shkollës mund të lexoni në faqen zyrtare në linkun më poshtë.
http://pep.org.mk/al/renovation/schoolboards.html

Publikuar: 01.12.2010 | 11:37
Lexuar: 603 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime