Tre asistentet e katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze Lindita Asani, Ajsel Huseini dhe Igballe Miftari në muajin janar 2010 ishin nominuar për të përcjellur specializimin intenziv nga distanca në kohëzgjatje prej dhjetë javë me titull E-Teacher Scholarship Program

Ky program u sponzorua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të USHT-së. Nikoqirë të këtij programi ishin universitetet prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç janë: Universiteti i Maryland-it, Universiteti i Oregon-it dhe Bashkia e qytetit Baltimore.
Pas mbarimit me sukses të këtij specializimi asistentet e katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze morën edhe çertifikatat për specializimet e tyre, sejcila me tema të ndryshme, edhe ate: Lindita Asani, me temën Methods I: Survey of Best Practices in TESOL. Ajsel Huseini, me temën Teaching English to Young Learners (TEYL). dhe Igballe Miftari me temën Methods II: Developing EFL Literacy Through Project-Based Learning.