Në takimet, siç brifuan përfaqësuesit e Kabinetit të presidentit Ivanov, janë këmbyer informacione dhe mendime për gjendjet aktuale në vendet amë dhe janë dakorduar hapat e mëtejshmëm të bashkëpunimit si të atij dypalësh ashtu edhe në atë rajonal.
- Presidenti Gjorge Ivanov sot në margjinat e Samitit të OSBE-së në Astana pati takime të shkurtra joformale me kryeministrin grek Jorogos Papandreu dhe me shefin e diplomacisë Dimitris Drucas, si dhe me presidentët e Serbisë Boris Tadiq, të Shqipërisë Bamir Topi dhe të Bullgarisë, Georgi Përvanov.
Në takimet, siç brifuan përfaqësuesit e Kabinetit të presidentit Ivanov, janë këmbyer informacione dhe mendime për gjendjet aktuale në vendet amë dhe janë dakorduar hapat e mëtejshmëm të bashkëpunimit si të atij dypalësh ashtu edhe në atë rajonal.
Shefi i shtetit të Maqedonisë, njofton raportuesi i MIA-s, pati takime dypalëshe edhe me ministrin britanik për Evropën Dejvid Lidington dhe me komesarin e lartë për pakica nacionale të OSBE-së Knut Volebek.
Në bisedimet me Lidingtonin është përsëritur mbështetja e fuqishme e Londrës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Është folur edhe për Samitin e ardhshëm të BE-së dhe pritjet e Maqedonisë për fillimin e negociatave hyrëse. Ivanov e ka njoftuar ministrin britanik për aktuelitetet në procresin për tejkalimin e dallimeve me Greqinë rreth emrit. Ka shfaqur shpresë se Maqedonia do të ketë trajtim të barabartë dhe korrekt nga BE-ja dhe se shembujt pozitiv të lëvizjes paralele të dy proceseve do të zbatohen edhe në këtë rast.
Në takimin me Volebek, është biseduar për sigurimin e sistemit të integruar arsimor në Maqedoni. Komisari i lartë të OSBE-së për pakica nacionale në këtë kontekst ka shprehur kënaqësi për strategjinë e cila u aprovua para ca kohësh për arsimin e integruar. Ivanov dhe Volebek kanë konstatuar se depolitizimi i procesit arsimor është me rëndësi kyçe. Ivanov potencoi se modeli i integrimit pa asimilim i cili është realitet në Maqedoni duhet të jetë model i cili do të ndiqet jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Është paraparë presidenti i Maqedonisë të ketë edhe takime të tjera me pjesëmarrës të Samitit të OSBE-së në Astana.