Rritja e shpenzimeve të jetesës është rezultat i indekseve më të larta të perimeve për 6,1 për qind, vezëve për 1,2 për qind, përpunimeve të mishit për 1,1 për qind, peshkun për një për qind, yndyrërave për 0,7 për qind, qumshtin dhe kosin dhe pijet joalkoolike për 0,4 për qind, prodhimet e grurit për 0,3 për qind dhe pemët e përpunuara për 0,2 për qind.
- Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një amvisëri katër anëtarëshe, llogaritur në bazë të çmimeve me pakicë, në nëntor të këtij viti është 12.212 denarë dhe në karahasim me muajin paraprak është më e lartë për 0,9 për qind.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, çmimet me pakicë në nëntor të vitit 2010, në krahasim me muajin e kaluar, janë më të larta për 0,3 për qind, ndërsa shpenzimet për jetë për 0,4 për qind.
Rritja e shpenzimeve të jetesës është rezultat i indekseve më të larta të perimeve për 6,1 për qind, vezëve për 1,2 për qind, përpunimeve të mishit për 1,1 për qind, peshkun për një për qind, yndyrërave për 0,7 për qind, qumshtin dhe kosin dhe pijet joalkoolike për 0,4 për qind, prodhimet e grurit për 0,3 për qind dhe pemët e përpunuara për 0,2 për qind.
Në nëntor, rritje e indekseve të shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe te shërbimet komunale-banesore dhe lëndët për amvisëri për 2,1, prodhimet e kozmetikës për 1,4 për qind, mjetet për higjienë për 1,2 për qind, derivatet e naftës për një për qind, shërbimet për arsim për 0,8 për qind, enët dhe kompletin e amvisërisë për 0,5 për qind, veshjen për 0,4 për qind, mobiljen dhe ushqimet dhe pijet në restorante dhe hotele për 0,2 për qind.
Zvogëlim të indeksit të shpenzimeve të jetesës, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek pemët për 6,2 për qind, prodhimet konditoriale për 1,3 për qind dhe perimet e përpunuara për 0,2 për qind. Zvogëlimi i indeksit të shpenzimeve të jetesës është vërejtur tek mbathjet dhe mjetet për arsim për 0,2 për qind.
Çmimet me pakicë në nëntor të vitit 2010, në krahasim me nëntorin e vitit 2009, shënon rritje prej 3,4 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës shënojnë rritje prej 2,9 për qind.