- Qeveria autorizon Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për të çelur tenderin e hapur ndërkombëtar për tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan -
Maela Marini
- Këshilli i Ministrave autorizoi sot Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për të çelur tenderin e hapur ndërkombëtar për tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan, që sipas Kryeministrit Sali Berisha, "do të financohet tërësisht me paratë e buxhetit të shtetit".
Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Berisha theksoi se ky është tuneli i Boshtit të Jugut dhe Korridorit 8-të, që shndërron në realitet një ëndërr shekullore të qytetarëve të zonave juglindore dhe lindore të Shqipërisë që udhëtojnë për në Tiranë duke kaluar malet e Krrabës.
"Tuneli do të ndërtohet brenda 18 muajve nga dita e nënshkrimit të kontratës. Kjo përbën një nga veprat më madhore dhe më fizibël të të gjitha ndërtimeve të deritanishme. Ky projekt shkurton me 70 për qind distancën mes Tiranës dhe Elbasanit dhe shkurton në mënyrë të ndjeshme distancën e qytetarëve që nisen për në Tiranë nga Leskoviku, Gramshi dhe së shpejti me fillimin e punimeve të tjera, nga gjithë jugu i Shqipërisë", tha Berisha.
Sipas tij, "të gjitha investimet e qeverisë në infrastrukturë janë apartiake".
"Do mbetet e paharruar në memorien time se ku e gjetën forcën deputetët e opozitës për të votuar kundër këtij buxheti. Nuk e di se si mund të justifikohen ata para qytetarëve të Elbasanit, duke votuar kundër tunelit", tha Berisha, duke shtuar se "kjo tregon se deputetët e opozitës nuk kanë interes tjetër, përveç karriges së kryetarit