E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mihal Gjika, sot 63 vjeç, i ka të kthjellëta kujtimet që nga koha kur nisi futbollin e deri kur i dha lamtumirën, edhe pse ishte ende në moshë për të luajtur, sipas një vendimi politik për largimit të tij, që sipas zhargonit të kohës: "kishte njollë në biografi".
Profil / Mihal Gjika, legjenda e fushės sė blertė








Miranda Sadiku

-Kanë kaluar shumë vjet nga dita, kur Mihal Gjika u largua nga futbolli, një personazh i legjendave të futbollit elbasanas, të cilin edhe sot tifozët vazhdojnë t'a njohin me emrin që i kanë vënë vetë: "Laka".

Mihal Gjika, sot 63 vjeç, i ka të kthjellëta kujtimet që nga koha kur nisi futbollin e deri kur i dha lamtumirën, edhe pse ishte ende në moshë për të luajtur, sipas një vendimi politik për largimit të tij, që sipas zhargonit të kohës: "kishte njollë në biografi".

"Isha vetëm 29 vjeç kur i dhashë lamtumirën futbollit dhe tifozërisë elbasanase nga një dënim i pamerituar i Bashkimit të Fizkulturistëve të Shqipërisë", thotë Gjika.

"Ishte viti 1960, zhvillohej spartakiada e pionierëve në Durrës, dhe unë do të isha pjesmarrës me ekipin e Elbasanit. Seleksionimin e pionierëve futbollistë e bëri i mirënjohuri Shefqet Lamçja, që ka nofkën e tij të futbollit: Lala. Ky specialist i mrekullueshëm, në kapionatet e lagjeve të qytetit, dinte dhe nuhaste futbollistët e ardhshëm," thotë ai.

Që në atë spartakiadë, Lala e mori Mihalin Gjikën në vitin 1961 në ekipin e të rinjve. "Me Lalën kam luajtur deri më 1963-64, duke fituar eksperiencat më të mira të një njeriu që mbeti i dashur për mua", tregon natyrshëm Gjika, duke fshehur brenda vetes brengën e njeriut, që tashmë i kanë mbetur vetëm kujtimet.

"Gjatë vitit 1964 hera-herës grumbullohesha në ekipin e parë për t'u provuar, ndërsa në vitin 1965 kuadrohem në ekipin e parë të futbollit, ku trajnerët e mi ishin Sabri Peqini dhe Agron Stringa. Falë punës së tyre që na ngarkonin me detyra personale për t'u bërë futbollist, erdhi vera e vitit 1966, kur u grumbullova me ekipin kombëtar "Shpresa" të Republikës në Durrës," tregon Gjika.

Më pas Mihal Gjika do të luante për ekipin e Partizanit. Ashtu valë-valë, mendimet e tij renditen për atë kohë. "Që ditën e parë që shkova në ekipin e Partizanit, trajneri Refik Resmja më kujtohet se më tha: "Brenda vitit të dua lojtar të ekipit kombëtar". Kjo thanie e tij më bëri të stërvitesha tre herë në ditë", kujton Gjika.

Koha e qëndrimit në ekipin Partizani, ka qenë njëherazi edhe eksperienca më e mirë e Mihal Gjikës. Në 1968 Partizanit i ra shorti me AC Torino për Kupën e Kupave.

"Isha shumë i emocionuar. Ishte ndeshja ime e parë që kishte vlera të tjera nga ato që kisha luajtur në takimet ballkanike. Ndeshja me AC Torino ishte me një ekip profesionit perëndimor me lojtarë me emër", tregon Gjika.

Ndeshja e parë u zhvillua në Tiranë në shtator 1968, ku Partizani fitoi 1 me 0, për të cilën Gjika mban mend detaje dhe sot.

"Rezultati mund të ishte minimalisht 2 me 0, kur një krosim nga krahu i djathtë dhe një dalje e gabuar e portierit italian, për çudinë e të gjithëve dhe të rreth 20 mijë sportdëshësve në stadium, me portën bosh, i madhi Panajot Pano, i pashqetësuar nga njeri, në vend që të godiste lehtë e të çonte topin në rrjetë, e goditi fort ate dhe topi shkon tek ora. Në tetor 1968 ndeshja e kthimit në Torino. Ekipi luajti shumë mirë, dominoi në të gjithë anët ekipin torinez, por për mungesë eksperience të Partizanit, humbëm shumë raste", thotë Gjika. Ndeshja përfundoi 3 me 1. Partizani u eleminua.

Momenti më i hidhur i jetës së tij ka qenë kur ka lënë futbollin në prill 1976. Elbasani luante në një ndeshje ndërkombëtare miqësore me një ekip rumun.

"Tre ditë para ndeshjes me Shkodrën për kampionatin kombëtar u dëmtova nga një ndërhyrjeje e një sulmuesi shkodran, duke u çarë në këmbën e djathtë në dy vende. Ditën e mërkurë më kërkohej që të luaja në ndeshjen me rumunët. Trajneri im Agron Stringa më thotë të zhvishesha, por e kisha të pamundur. Erdhi ora e ndeshjes, që në fakt do të ishte ora dhe minuta e fundit si futbollist në fushën e blertë që e dashuroja. Shkova edhe unë në stadium me mendimin se nuk duhet të luaja. Miku im, mjeku i skuadrës dhe ish koleg im në futboll, Pëllumb Himçi më thotë: "Lake mos luaj, se po luajte, me këtë gjendje që e ke këmbën, nuk ke për të luajt futboll ma".

Dhe çuditërisht ashtu ndodhi, jo nga plaga, por nga një incident i padëshiruar. "Që nga ai moment dhe nga ajo ndeshje nuk luajta ma", thotë Gjika.

"Mësova se ishte për shkak të biografisë, pasi vija nga një familje kulakësh. E mbylla karierën time në moshën 29 vjeçare, jashtë dëshirës sime, se isha akoma i ri dhe mund të jepja akoma kontribut", kujton Gjika me një nostalgji prekëse.

"Në kohën kur u morr vendimi për përjashtimin tim, isha futbollist i ekipit kombëtar dhe kapiten i skuadrës së Elbasanit," thotë ai.

Mihal Gjika ka luajtur 11 ndeshje ndërkombëtare me ekipin kombëtar, ka luajtur 2 ndeshje olimpike me ekipet ndërkombëtare, 40 e ca ndeshje ndërkombëtare me ekipet ballkanike. Nga viti 1969 deri në vitin 1976 ka luajtur me ekipin e "Labinotit", Elbasan.

Publikuar: 01.12.2010 | 15:20
Lexuar: 679 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime