Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën e saj në qytetin e Gjilanit, me besimin që votues të shumtë të PDK-së do jenë pikërisht nga ky qytet.
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën e saj në qytetin e Gjilanit, me besimin që votues të shumtë të PDK-së do jenë pikërisht nga ky qytet.
Hashim Thaçi tha se po e fillojnë fushatën në këtë qytet, pasi që vetëm gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, PDK në Gjilan ka korrur gjashtë fitore.
Kreu i PDK-së edhe kësaj radhe kërkoi votat e qytetarëve të Gjilanit pasi, sipas tij, me votën për PDK-në nënkuptohet edhe fuqizimi i shtetit.
Ai tha se me fitoren e partisë së tij do të fitojnë të gjithë dhe kësaj fitoreje, siç tha ai, do ti gëzohet edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, raporton Telegrafi.
Thaçi ka përmendur tri qëllimet e tij në jetë- liria e vendit, pavarësia dhe integrimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike, prandaj ka kërkuar nga qytetarët që tia japin edhe një mandat PDK-së që kryetari i saj ta arrijë edhe qëllimin e tretë.