E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sulmuesi brazilian 26-vjeç i Milanit, Robinjo, mendon se duke u bashkuar me Milanin ka marrë një vendim aq të mirë sa është i gatshëm të konfirmojë qëndrimin në klubin kuqezi në dhjetë vitet e ardhshme.
Robinjo: Jam i Milanit nė dhjetė vitet e ardhshme




“Në Milan mbizotëron shpirti brazilian, prandaj është e pamundur të mos jesh i lumtur këtu. Do të qëndroj në fanellën kuqezi në dhjetë vitet e ardhshme. Futbolli është pasioni im, kurse duke iu falënderuar Milanit unë sërish jam i lumtur”, ka thënë Robinjo, duke shtuar: “Edhe bashkëshortja ime është e lumtur këtu. Më nuk do të transferohem diku tjetër. Jam në pritje të fëmijës së dytë, i cili do të lind në mars. Sërish do të jetë djalë.

Për emër do të vendos më vonë”. Braziliani është shprehur tejet i lumtur që është pjesë e klubit nga “San Siro”. “Milani paraqet një mundësi të madhe për mua në karrierë, një rast të cilin nuk dëshiroj ta lëshoj. E njoh veten, e di çfarë jam dhe jam i vetëdijshëm se nëse jam i përgatitur fizikisht dhe me ndjenjën se jam në shtëpi, mund të shfaqë nivelin tim më të mirë, kurse Milani është vend ideal për këtë”, ka përfunduar Robinjo.

Publikuar: 01.12.2010 | 19:50
Lexuar: 400 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime