E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në asfaltimin e kësaj rrugë Komuna e Sarjit ka investuar reth dy milion e gjysmë denarë, ndërsa Byroja për Zhvillim Rajonal reth një million e gjysmë denarë. “ Përegëzojë Kryetarin e Komunës për këtë investim.
Pėrurohet rruga Gėrēec-Shishovė










Në mënyrë solemne të premten u lëshua në përdorim rruga lokale Gërçec- Shishovë. Vlera e këtij investimi kapë një shumë prej katër millionë denarë dhe është investim i përbashkët i Komunës së Sarjit dhe Byros për Zhvillim Rajonal.

Në asfaltimin e kësaj rrugë Komuna e Sarjit ka investuar reth dy milion e gjysmë denarë, ndërsa Byroja për Zhvillim Rajonal reth një million e gjysmë denarë. “ Përegëzojë Kryetarin e Komunës për këtë investim.

Ne kemi bërë një investim modestë dhe mendoj se është i rëndësishëm për banorët e këtyre vendbanimeve si dhe do të lehtësojë komunikimin si për nxënësit e shkollave ashtu edhe për banorët e këtyre vendbanimeve.

Në bashkpunim me Komunënn do të vazhdojmë të investojmë në përmisimin e infrastrukturës edhe nëpër vendbanimet tjera me qëllim të lidhjes mes tyre të këtyre vendeve turistike.”, u shpreh Ministri i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi.

Kryetari i Komunës së Sarjit Blerim Bexheti tha se jemi jetësishtë të përkushtuar që ta zhvillojmë komunikimin ndërmjet vendbanimeve që do i kontribonte zhvillimit të ekonomive familjare dhe zhvillimit turistik local.

“Ndërtimi i kësja rruge që arrinë gjatësi prej rreth një kilometre dhe është investim i përbashkët i Komunës së Sarjit dhe Byros për Zhvillim Rajonal. Me asfaltimin e kësaj rruge mundësojmë një lidhje më të mirë mes këtyre venbanimeve. Kjo është vetëm faza e parë e proektit me të cilin dëshirojmë që ti lidhim fshatrat Shishovë, Gërcec, Krushopek dhe Llokë që do të lidhet me qëndrën e rekreative Matkën dhe Liqenin Treska”, deklaroi Blerim Bexheti.

Komuna e Sarijt premtoi investime tjera edhe në të gjitha vendbanimet. “ Në planifikimet tona është që të sigurojmë rrugë alternative që të mundësojmë qytetarëve qarkullim më të lirshëm dhe më të shpejtë, ndërsa shpresojmë se me këto investime do ta nxisim edhe turizmin në liqenin Treska dhe kanjonit të Matkës”, u shpreh Bexheti.

Komuna e Sarajit vetëm para disa ditësh përuroi rrugën e asfaltuar në fshatin Sfillare në gjatësi prej dy kilometrave.

Publikuar: 01.12.2010 | 17:36
Lexuar: 706 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime