Në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë kombëtarja U-17 e Gjermanisë, Sllovakisë dhe Estonisë. Bëhet fjalë për një grup të fortë, ku përfaqësuesja jonë do të synojë të bëjë më të mirën për të mos u renditur në vendin e fundit.
Gjergji Mima
- Shorti për turet para-eliminatore të Kampionatit Evropian 2012 për 17-vjeçarët e ka vendosur përfaqësuesen e 17-vjeçarëve të Shqipërisë në Grupin e 12-të.
Në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë kombëtarja U-17 e Gjermanisë, Sllovakisë dhe Estonisë. Bëhet fjalë për një grup të fortë, ku përfaqësuesja jonë do të synojë të bëjë më të mirën për të mos u renditur në vendin e fundit.
Objektivi për ekipin e drejtuar nga Ramdan Shehu do të jetë të lërë pas të paktën Estoninë. Ndeshjet e grupit do të luhen nga data 12 deri më 18 tetor të vitit 2011. Po ashtu, shorti ka prodhuar një grup "ferri", ai 6, ku Anglia, kampione në fuqi, do të përballet me Holandën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Letoninë.
Ndërsa Italia është pjesë e Grupit 5, së bashku me Austrinë, Danimarkën dhe Qipron. Në këto eliminatore janë përfshirë 52 skuadra, të ndara në 13 grupe. Europiani 2012 për U-17 do të zhvillohet në maj të 2012.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 do të jetë pjesë e Grupit të 12-të pas shortit të hedhur për turet para-eliminatore të Kampionatit Evropian 2012.
Në bazë të goglave, Kombëtarja e drejtuar nga Ardian Mema, është përfshirë në Grupin e 12-të, ku do të ndeshet me Austrinë, Danimarkën dhe Maltën.
Ecuria e përfaqësueses U-19 të Shqipërisë vitet e fundit nuk ka qenë e mirë dhe në këto eliminatore, objektivi do të jetë ngjitja sa më lart në renditje pas përfundimit të takimeve në këtë grup, i cili gjithsesi konsiderohet i vështirë.
48 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në 12 grupe me nga 4 ekipe. Dy skuadrat e para të çdo grupi, plus së tretës së klasifikuar me rezultatet më të mira kundrejt dy të parave të grupit të saj, do të jenë koka serie në fazën "elitë", që do të mbahet në pranverën 2012 dhe nga ku do të dalin skuadrat që do të shkojnë në Euro 2012 të U-19 në Estoni