Projekti përfshin ndricimin e pjesës së kalldremit dhe vendosjen e një xhami të tejdukshem, duke dhënë mundësinë e soditjes edhe në orët e mbrëmjes. Spartak Drasa, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve, shprehet, se, kalldrëmi i përket periudhës kur Pazari u rindërtua pas një zjarri të furishëm që e shkatërroi plotësisht atë dhe jetgjatësia e tij.
Nga
Albana Allushaj
Përfundon restaurimi i kalldrëmit të zbuluar në pjesën muzeale të qytetit, nën nivelin e atij egzistues në Gjirokastër. Me përfundimin e restaurimit kalldrëmi që mendohet se është 300- 400 vjeçar, do të jetë i vizitueshëm edhe për turistët vendas dhe të huaj.
Pazari në bazë të dokumenteve përfundoi së ndërtuari në vitin 1700. Vetëm brenda pazarit kishte mbi 80 dyqane, ndërsa i gjithë qyteti numëronte plot dyqind të tillë. Pazari karakteristik është djegur masivisht mbi 3 herë dhe pas viteve 1970 është restauruar plotësisht, 3 herë deri në vitin 1986 dhë më pas gjatë 2007.
Projekti përfshin ndricimin e pjesës së kalldremit dhe vendosjen e një xhami të tejdukshem, duke dhënë mundësinë e soditjes edhe në orët e mbrëmjes. Spartak Drasa, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve, shprehet, se, kalldrëmi i përket periudhës kur Pazari u rindërtua pas një zjarri të furishëm që e shkatërroi plotësisht atë dhe jetgjatësia e tij. Mund të jetë më shumë se 300 vjecar. Pas evidentimit të tij, drejtoria e monumenteve hartoi projektin e ndërhyjres restauruese, të cilat konsistuan në, pastrimin e dherave dhe largimin e mbetjeve të ndryshme nga kjo pjesë.
Kalldrëmi u zbulua rastësisht gjatë punimeve restauruese në Qafën e Pazarit si rezultat i një investimi që një biznesmenë ndërmorri në objektin e tij tri katëshe, për ta përshatur me njësitë e tjera të tregëtimit, duke ruajtur traditën e ndërtimit me gurë dhe dru.
Kalldrëmi më i vjetër në qytetin e gjirokastrës daton para 300-400 vjetësh, në një gjatësi prej 300 metrash tek Bregu i Martinit në lagjen Cfakë, nga ishte edhe hyrja e dikurshme e qytetit. Si një rruge lidhëse mes Janines dhe kalasë së gjirokastrës rruga ishte ndërtuar në funksion dhe në përshtatje me kalanë
Si u përshatën kalldrëmet rreth viteve 70?
Megjithëse kanë kaluar shekuj nga ndërtimi i qytetit dhe emrat e mjeshtrave të parë kanë humbur në shekuj, qyteti vazhdon të krenohet me traditën e vet. Guri me të cilin është ndërtuar kështjella por edhe qyteti më pas, kanë vulosur emrin e një qyteti të njohur për banesat karakteristike dhe kalldrëmet e tij.
Deri në fillimet e viteve 60 pesë rrugët që të conin në mesin e pazarit ishin të ndërtuara me gur të zinj. Rruga me mozaik kombinim bardhe e zi, nga turizmi deri tek qafa e Pazarit u rishtrua e re në prag të festivalit të parë folklorik të Gjirokastrës në 1968. Vit 60-70 do te njihen edhe si 10 vjecari I një bumi për ndërtimin e kalldrëmeve të rinj të qytetit.
Të gjitha rrugët që ka sot qyteti i Gjirokastrës si në lagjet Varosh, Mecite dhe pazari i vjetër ju nënshtruan ndërhyrjes dhe një pjesë e tyre u ndërtuan të reja. Konfiguracioni që vihet re sot sidomos në pjesën më të vjetër të qytetit është konceptuar dhe ndërtuar nga mjeshtrat me emër si Simi Llukani, Bajram Shuli, etj.
Engjëll Fino telekronisti i asaj kohe tregon se pranë ish- pallatit të pionerit ishte ngritur edhe rrethi i gurëgdhendasvë të vegjël që drejtohej nga mjeshtri, Simi Llukani. Gjithashtu në të gjitha shkollat 8 vjecare të qytetit u ngritën rrethe te gurëgdhendasve. Fryt i këtyre rrethe ishte edhendërtimi Sokakut të të Marrëve, në lagjen Palorto. Kjo traditë vazhdoi deri në vitet 90 për tu rikthyer përsëri në 2005 me kursin e restauratorëve.