Maqedoninë e shoh si një shtet të zhvilluar ekonomik dhe me shumë raporte të mira ndëretnike brenda dhe jashtë kufijve të saj. Disa thonë se nuk është koha që president i shtetit të zgjidhet një shqiptar
Maqedoninë e shoh si një shtet të zhvilluar ekonomik dhe me shumë raporte të mira ndëretnike brenda dhe jashtë kufijve të saj. Disa thonë se nuk është koha që president i shtetit të zgjidhet një shqiptar, por mbështetja e juaj tregon qartë se nuk duhet pritur viti 2014 dhe që Maqedonia mund të jetë një shtet i mirë për të jetuar në të edhe nëse udhëhiqet nga një shqiptar.
Kështu ka deklaruar në takimet me banorët e Gostivarit, kandidati presidencial i Demokracisë së Re Imer Selmani. Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët e Gostivarit që masovisht të dalin në votime dhe me votën e tyre të mbështesin kandidatin e pavarur për kryetar komune Rufi Osmanin. Demokracia e Re tubime zgjedhore dhe takime me elektoratin sot do të mbaj në fshatrat e Tetovës.
Në 2009 mund të bëhet dhe do të bëhet, presidenti i Republikës së Maqedonisë, shqiptarë. Unë dua ta ndaj vizionin tim për Maqedoninë sëbashku me ju, unë e shoh me sytë e mi, se Maqedonia mundet, Maqedonia mundet të bëhet shtet shumë më i mirë, për shqiptarët e Gostivarit, për shqiptarët e Maqedonisë, por edhe për turqit e Gostivarit, edhe për boshnjakët, edhe për romët, po bile Maqedonia mund të bëhet edhe shtet më i mirë edhe për vetë maqedonasit nën udhëheqjen e një shqiptari, kryetar i Maqedonisë, tha Imer Selmani, kandidat për president nga radhët e DR-së. Alsat-M