Duke pritur me orë të tëra në rrugë, shoferët kalojnë kohën duke biseduar me njëri-tjetrin. Por, shoferi i këtij kamioni duket sikur nuk dëshiron të bëjë shumë muhabet me kolegët e tij, andaj ka vendosur një antenë satelitore për ta kaluar kohën me programe të preferuara televizive.
Një shofer kamioni, i cili transportonte mallra në rrugë ndërkombëtare, vendosi në kamionin e tij një antenë satelitore.
Në pikën kufitare Kapikule (në kufirin Turqi-Bullgari) dallohej një antenë satelitore e vendosur në një kamion, shoferi i të cilit priste në radhën e gjatë të makinave të kalonte kufirin.
Shoferët e kamionëve, të cilët dalin shpesh jashtë vendit, herë-herë janë të detyruar të presin në radhë të gjata të krijuara në pikat kufitare, shkruan gazeta elektronike Start.