"Nëse Zagrebi nuk arrin të bashkohet drejt Evropës, vendet e tjera ballkanike do të privohen nga perspektiva evropiane", paralajmëroi kryeministri hungarez.
- Ballkani është rajon shumë më pak stabil, sesa që duket, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i së cilit nga 1 janari e merr kryesimin me Bashkimin Evropian.
Ai si prioritet të kryesimit të ardhshëm gjashtëmujor e publikoi përfundimin e negociatave me Kroacinë.
"Nëse Zagrebi nuk arrin të bashkohet drejt Evropës, vendet e tjera ballkanike do të privohen nga perspektiva evropiane", paralajmëroi kryeministri hungarez.
Ai e theksoi edhe rëndësinë e inkuadrimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën e Shengenit.
Orban vlerësoi edhe se e gjithë Evropa ka nevojë për strategji të përbashkët për integrimin e romëve, konceptimi i së cilës duhet të bëhet gjatë kryesimit hungarez, shtoi Orban.
Motoja e kryesimit hungarez të BE-së është "Evropa e Fuqishme".