E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të bllokuara janë rrugët për në Muriqan, Velipojë, Shirokë dhe Zogaj, ndërkohë që është e pakalueshme rruga për në fshatin Obot i Vjetër, ku niveli i ujit në rrugë është një metër.
Pėrmbytjet nė Shkodėr, 13 mijė hektarė tokė nėn ujė








- Emergjencat Civile në një njoftim të fundit për mediat shqiptare kanë publikuar bilancin e përmbytjeve që kanë përfshirë Shkodrën dhe zonat përreth.

Sipas këtij institucioni, liqeni i Shkodrës është rritur me 11 cm nga rreshjet e fundit.

Gjithsej janë përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë, 2100 shtëpi dhe mbi 2470 banesa janë të rrethuara nga uji.

Nga zonat në rrezik janë evakuuar mbi 3940 familje, ku janë përfshirë në operacione mbi 1500 policë dhe ushtarë.

Të bllokuara janë rrugët për në Muriqan, Velipojë, Shirokë dhe Zogaj, ndërkohë që është e pakalueshme rruga për në fshatin Obot i Vjetër, ku niveli i ujit në rrugë është një metër.

Në Malësinë e Madhe, aksi Tamarë-Vermoshë kalohet me vështirësi, ndërsa ai Tamarë–Vukël është i pakalueshëm.

Probleme qarkullimi edhe në autostradën Tiranë-Durrës, ndërkohë që është dëmtuar traseja hekurudhore pranë fshatit Muçaj.

Publikuar: 03.12.2010 | 20:59
Lexuar: 499 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime