E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy skuadrat tetovare Shkëndija dhe Liria e Zherovjanit do të përballen me ekipin Mavis të Shtipit gjegjësisht Xhio të Strumicës.
Shkėndija do tė vazhdon serialin e fitoreve edhe kundėr  ekipit Mavis
Volejboll: Java e shtatë në kategorinë e meshkujve dhe femrave















Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë të sezonit vjeshtor të kampionatit republikan të volejbollit për meshkuj dhe femra. Dy skuadrat tetovare Shkëndija dhe Liria e Zherovjanit do të përballen me ekipin Mavis të Shtipit gjegjësisht Xhio të Strumicës.
Shkëndija e Tetovës pas tre fitoreve radhazi të shtunën në orën 18.30 në sallën e shkolëssë mese të mjekësisë do të ballafaqohet me ekipin e Shtipi Mavis. Realisht vendasit janë favorit absolut dhe çdo rezultat tjetër pos fitores maksimale do të ishte befasi e llojit të vetë. “ Fitoret kundër ekipeve Xhio dhe kjo e fundit kundër Vardarit kanë kthyer në tërësi vetëbesimin në ekip. Mendoj se kundër ekipit nga Shtipi jo që do të fitojmë me rezultat maksimal por edhe do të luajmë për tifozët lojë ekzebicionale” tha volejbollisti Mensur Hamzai.
Ndeshja Shkëndija – Mavis do të zhvillohet të shtunën me fillim në orën 18.30
Liria e Zherovjanit të shtunë është mysafire e ekipit Xhio në Strumicë dhe ky është jë rast i radhës për volejbollistë e ri të fitojnë përvojë , pasi fitorja për ekipin Liria është vetëm një dëshirë që ka shumë pak gjasa të realizohet.
Java e 7-të kategoria e meshkujve: Bezbednosti – Sinalko, Xhio – Liria e shtunë 15,30, Shkëndija – Mavis ( e shtunë në orën 18.30), Kumanova – Vardari, Boreci Brako e lirë
Java e 7-të kategoria e vajzave: Universiti G.Dellçev – Vardari, Makedonija Maks- Boreci Brako, Forshpedi – Luboteni, Janta Volej – Forca Volej dhe Bamikori – Krusheva 06 G.Teks

Publikuar: 03.12.2010 | 14:53
Lexuar: 792 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
samed ajani (04/12/2010 02:57:18) mensur hamza zemra e shkendise

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime