E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për “Fakti”-n dekani i Fakultetit Pedagogjik në Shkup Murat Murati pohon se lëndën e historësë së shqiptarëve për studëtët me mësim në gjuhën shqipe ende e ligjëron një profesor maqedonas.
Historia e popullit shqiptar ligjėrohet nga njė profesor maqedonas
Intervistë me dekanin e Fakultetit Pedgogjik në Shkup Murat Muratin




Në një intervistë për “Fakti”-n dekani i Fakultetit Pedagogjik në Shkup Murat Murati pohon se lëndën e historësë së shqiptarëve për studëtët me mësim në gjuhën shqipe ende e ligjëron një profesor maqedonas. “Me profesorin e kësaj lënde jemi marrë vesh që të mbahen ligjërata edhe nga historia e popullit shqiptar.Me që ky Fakultet është i përzier,i kam sugjeruar atij që të mos ligjërohet vetëm historia e maqedonasëve. Sa realizohet, kjo ngelet në detyrën e profesorit, por kuptohet po të ishte profesori shqiptar, historia e popullit tonë do të ligjërohej më mirë dhe ligjëratat do të ishin më të mira për studentët me mësim në gjiuhën shqipe” thotë ai. Dekani i Fakultetit Pedagogjik në këtë interevistë mes tjerash flet edhe mangësitë e Ligjit për arsim të lartë, për bashkëpunimin e këtij fakulteti me UT-në dhe UEJL-në dhe për planet e këtij fakulteti për të ardhmen.



Fakti: Prej kur jeni emëruar dekan në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe në çfar gjendje e keni gjetur këtë Fakultet ?

Murat Murati: Dekan jam emëruar prej 1 marsit të vitit 2001 me mandat katër vjeçar. Atëherë gjendja kadrovike e Fakultetit ka qenë deri diku e mirë dhe ne kemi tentuar që brenda këtyre vjetëve që ta kompletojmë, sidomos kuadrin me mësim në gjuhën shqipe, sepse ai kuadër nuk ishte i kompletuar dhe në këtë mënyrë kemi arritur që afro 95 përqind ta plotësojmë kuadrin arsimor në Fakultet.

Fakti: Pse përqindshi tjetër që ka mbetur pa u plotësuar, ligjërohet në gjuhën maqedonishte dhe si qëndron puna në ato lëndë ku mungon kuadri në gjuihën shqipe ?

Murat Murati: Mendoj se e mbulojmë në tërësi mësimin në gjuhën shqipe, vetëm kemi raste kur për disa vende ende nuk kmi lëshuar, ose kemi lëshuar konkurs dhe nuk është paraqitur asnjë kandidatë dhe kjo mungesë mbulohet prej kuadrit nga jasht, profesor jo të
rregullt me marrëdhënie pune.

Fakti: A është e vërtetë se lënda e historisë shqiptare te studentët shqiptarë ligjërohet nga profesor maqedonas në gjuhën maqedonishte. Cila është arsyeja për këtë absudrditet dhe a është kjo mungesë e kuadrit në gjihën shqipe, apo përcaktim nga Ministria e Arsimit ?

Murat Murati: Arsyeja është në pengesat ligjore me ligjin e mëprashëm edhe me ligjin aktual për arsim të lartë, ndryhsimet e të cilit u bënë vitin e kaluar. Aty ka ngelur një aline ku thuhet se nëpër fakultete mësëimi mund të zhvillohet edhe në gjuhën e
pjesëtarëve të bashkësive etnike të cilët nuk janë shumicë përveç gjuhës maqedonishte që duhet të mësohet si lëndë e veçantë, mësimi duhet të zhvillohet në gjihën maqedonishte së paku edhe në dy lëndë të tjera. Kështu që në këtë Fakultet edhe pas ndryshimeve që janë bërë, ka ngelur të mësohet në gjuhën maqedonishte lënda e historisë, kurse lëndën e dytë e kemi edukatën fizike që është lëndë fakultative dhe ne e kemi shfrytëzuar këtë mundësi që të mbetet vetëm një lëndë në gjuhën maqedonishte, vetëm lënda e historisë.

Fakti : Deklaruat që sipas Ligjit dy lëndë duhet të mësohen në gjuhën maqedonase. Përse pikërisht lënda e historisë ligjërohet në maqedonisht ?

Murat Murati: Ligji i mëparshëm i vitit 1995 ka qenë kështu dhe kështu ka ngelur. Në bisedën që kam pasur me ministrin e arsimit Aziz Pollozhanin, u informova se është bërë lëshim nga ana e komisionit, sepse me siguri ministri nuk do të lëshonte këtë çështje që tash e pësojmë si dobësi tonën.

Fakti: Sa ligjërohet historia e popullit shqiptar në këtë lëndë kur kemi parasysh se ligjëruesi është maqedonas ?

Murat Murati: Me profesorin e kësaj lënde jemi marrë vesh që të mbahen ligjërata edhe nga historia e popullit shqiptar.Me që ky Fakultet është i përzier,i kam sugjeruar atij që të mos ligjërohet vetëm historia e maqedonasëve. Sa realizohet, kjo ngelet në detyrën e profesorit, por kuptohet po të ishte profesori shqiptar historia e popullit tonë do të ligjërohej më mirë dhe ligjëratat do të ishin më të mira për studentët me mësim në gjiuhën shqipe.

Fakti: Si është qëndrimi studentëve shqiptarë ndaj lëndës së historisë të cilën e dëgjojnë në gjihën maqedonase?

Murat Murati: Ne ua kemi sqaruar studentëve tanë pjesët e ligjit. Ata kanë shpresuar se me ndryshimet e ligjit do të bëhet diçka, mirëpo fatkeqësisht ajo ngeli ashtu dhe ne jemi të detyruar të respektojmë programin sipas ligjit.

Fakti: Si qëndron bashkëpunimi me Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës dhe me atë të UEJL-së dhe me ndonjë Universitet tjetër?

Murat Murati: Me që Universiteti i Tetovës deri tash fatkeqësisht ka qenë jasht sistemit, nuk kemi mundur të bashkëpunojmë, por tash e tutje pas zyrtarizimit të tij, do të kemi bashkëpunim sepse ky është projekt kombëtar, por nuk kmi ndonjë plan me cilat fakultete
të UT-së do të bashkëpunojmë. Mendoj se me siguri do të bashkëpunojmë në aspektin e kuadrit dhe në aspekte të tjera. Ndërsa me atë të UEJL-së kemi bashkëpunim dhe shumë kolegë nga ky fakultet mbajnë mësim atje, por ky bashkëpunim bëhet pa ndonjë kontratë bashkëpunimi, sepse ne jemi vetëm fakultet.

Fakti: Sa është numri i studëtëve që studjonë në Fakultetin Pedagogjik dhe cilat janë planet tuaj për të ardhmen

Murat Murati: Numri i studentëve në Fakultetin Pedagogjik në Shkup është i lëvizshëm. Numri i përgjithshëm i studentëve arrin në 5000, por mbi 1000 janë të rregullt ndërsa të tjerët janë që vijnë nga ndonjë Fakultet tjetër, ose shkojnë prej këtu. Për planet në të ardhmen mund të them se do të hapet grupi i edukatës fizike në gjuhën shqipe dhe se ky grup vitin e ardhshëm akademik do të fillojë të funksionojë. Ka raste që në këtë Fakultet vijnë të regjistrohen edhe studentë nga UT-së dhe ai i UEJL-së, por prej cilit do vit që të vijnë, ata duhet të fillojnë prej vitit të parë, që nënkupton se nuk u pranohet asnjë provim i dhënë në ato Uiversitete.

Intervistoi: Ismet Jonuzi-KROSI

Publikuar: 11.10.2008 | 16:00
Lexuar: 1455 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime