E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kollitja e zgjatur mund të paralajmërojë sëmundjet kronike, sëmundjet e mushkërive e madje edhe kancerin, tregon hulumtimi më i ri i farmaceutëve britanikë.
Kollitja, paralajmėruese e sėmundjeve tė rrezikshme


Kollitja e zgjatur mund të paralajmërojë sëmundjet kronike, sëmundjet e mushkërive e madje edhe kancerin, tregon hulumtimi më i ri i farmaceutëve britanikë.

Zbulimi i hershëm i sëmundjes dukshëm rrit shanset për shërim, kështu që është e rëndësishme në rast të kollitjes së zgjatur t’i drejtoheni mjekut. Në këtë pjesë të vitit miliona njerëz kanë problem me frymëmarrjen, nga të cilat shumica janë shkaktuar nga infeksionet.

“Kollitja e cila zgjat disa javë, së bashku me lodhjen, meritojnë tretman shumë më të madh sesa vetëm medikamente kundër kollitjes. Nëse ndiheni të lodhur dhe pa frymë apo u mungon energjia, pyeteni mjekun tuaj për këshillë, në vend që vetë diçka të blini”, tha farmaceuti Graham Phillips.

Vetëm një e treta e të hulumtuarve e kanë lidhur kollitjen me paraqitjen e kancerit të mushkërive, ndërsa 11% thanë se janë kujdesur vazhdimisht për kollitjen, tregoi hulumtimi i “Roy Castle Lung Cancer Foundation”.

Publikuar: 04.12.2010 | 17:54
Lexuar: 533 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime