Votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale për personat e zhvendosur në brendësi dhe për personat të cilët vuajnë dënimin me burg apo të cilët janë në paraburgim është të shtunën, prej orës shtatë deri në orën 19.
Votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale për personat e zhvendosur në brendësi dhe për personat të cilët vuajnë dënimin me burg apo të cilët janë në paraburgim është të shtunën, prej orës shtatë deri në orën 19.
Të drejtë vote kanë 529 qytetarë të cilët kanë statusin e personave të brendsj]hëm të zhvendosur. Në Shkup, në vendvotimin e internatit "Zdravko Cvetkovski" të drejtë vote kanë 310 persona, ndërsa në Kumanovë, në hotelin "Kristal", 219 persona. Votat e tyre, siç njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të numërohen në ditën e zgjedhjeve në komunat prej nga vijnë.
Të shtunën votën e tyre do ta japin 1.971 persona të cilët vuajnë dënimin me burg ose paraburgim, ndërsa po atë ditë duhet të votojnë edhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm të cilët kanë dorëzuar kërkesë deri KSHK-ja dhe kanë marrë miratim për atë.
Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale të drejtë vote kanë 1.792.082 votues të evidentuar në Listën e vetme votuese.
Komisioni shtetëror zgjedhor e dorëzoi materialin e besueshëm deri tek të gjitha 84 komisionet zgjedhore komunale, të cilët më së voni deri të shtunën duhet ta shpërndajë deri tek këshillet votuese. Nesër në mesnatë mbaron fushata zgjedhore dhe fillon heshtja 24 orëshe para votimit të së dielës.
Zgjedhjet do t'i monitorojnë deri më tani numri më i madh i monitoruesve të huaj. Monitoruesit vendor të akredituar nga ana e KSHZ-së janë 6.981, prej të cilëve numri më i madh janë nga Asociacioni qytetar MOST - 4.520. Monitorues të huaj të akredituar për ndjekjen e këtyre zgjedhjeve janë 524, prej të cillëve numri më i madh janë nga OSBE/ODIHR - 297. /MIA/