Ademi para dashamirëve të artit të cilët kishin ardhur në Kumanovë për të ndjekur shfaqen "Kufomat e gjalla", deklaroi se shqiptarët e Kumanovës në të ardhmen do të kenë mundësi që të shohin shfaqje teatrore në gjuhën shqipe.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi mbrëmë morri pjesë në shfaqjen teatrore "Kufomat e gjalla" që u mbajt në kuadër të Ditëve të kulturës shqiptare të cilat këtë vit mbahen në qytetin e Kumanovës, të mbështetura nga ministria e Kulturës dhe nga Qeveria e RM-së.
Ademi para dashamirëve të artit të cilët kishin ardhur në Kumanovë për të ndjekur shfaqen "Kufomat e gjalla", deklaroi se shqiptarët e Kumanovës në të ardhmen do të kenë mundësi që të shohin shfaqje teatrore në gjuhën shqipe.
"Sonte prej këtu e bëjë të ditur edhe lajmin për vendimin e Qeverisë së RM-së për themelimin e Dramës shqipe këtu në Kumanovë, njësi kjo që do të funksionon në kuadër të Shtëpisë së Kulturës. Pas themelimit, janë duke rrjedhur edhe procedurat për ekipin, përkatësisht punësimin e aktorëve shqiptarë", u shpreh zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së, Ademi.
Sipas tij, me këtë vendim realizohet një dëshirë dhe kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Kumanovës për të pasur Teatrin e tyre, por edhe e spektatorëve dhe artdashësve për të ndjekur shfaqjet e aktorëve të tyre.
"Me këtë ne vetëm po plotësojmë një kërkesë dhe po institucionalizojmë kulturën shqiptare jo vetëm në Kumanovë por edhe më gjerë. Deri tani kemi themeluar Muzeun e Alfabetit në Manastir, Muzeun e UÇK-së në Shkup, kurse shumë shpejt do të fillojmë edhe dy projekte kapitale për kulturën shqiptare, ajo e Sheshit Skënderbeu dhe Teatrit dhe bibliotekës në Tetovë. Por kemi financuar edhe renovimin e disa objekteve siç është teatri në Shkup dhe Qendra për kulturë në Tetovë. Ne do të vazhdojmë edhe më tej të përkrahim aktivitetet e artistëve dhe të kulturës shqiptare në Maqedoni për të marr atë që na takon si shqiptar nga hisja e buxhetit për kulturë", u shpreh më tej zëvendëskyeministri Ademi.