Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Zajazit do t'i përcjellë Asociacioni qytetar MOST me 32 vëzhgues, të cilët do të sistemohen në të gjitha 16 vendvotimet.
Në Komunën Zajaz sot prej orës shtatë deri në orën 19 mbahen zgjedhje të parakohshme për kryetar komune.
Në listën zgjedhore janë regjistruar 10.047 persona, të cilët të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në 16 vendvotime.
Që të jenë zgjedhjet e suksesshme nevojitez dalje prej 30 përqindëve e trupit votues, me ç'rast kandidati duhet të fitojë mbështetje prej 50 përqindëve plus një votë.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Zajazit do t'i përcjellë Asociacioni qytetar MOST me 32 vëzhgues, të cilët do të sistemohen në të gjitha 16 vendvotimet.
Srejtori ekzekutiv i Asociacionit, Darko Aleksov bëri të ditur se vëzhguesit do të jenë statikë dhe do ta përcjellin procesin e votimit të vendvotimeve gjatë tërë ditës.
Do të angazhohen edhe dy ekipe mobile, të cilat do të shërbejnë për mbështetje logjistike të vëzhguesve statikë.
Gjatë ditës për qytetarët të cilët dëshirojnë të denoncojnë parregullsi eventuale dhe të japin informacione të ndërlidhura me procesin zgjedhor do të jetë e hapur linjë telefonike falas 080080080.
Informacionet nga vëzhgimi i zgjedhjeve, MOST do t'i bëjë publike në konferencën për shtyp, afati kohor i së cilës do të konfirmohet, ndërsa do të jenë të kapshme në internet faqen www.most.org.mk.
Në Komunën Zajaz deri në orën 10 kanë votuar 4,56 për qind e votuesve
Shkup - Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Zajazit sot deri në orën 10:00, kanë votuar 458 persona ose 4,56 për qind e trupit votues.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informojnë se të dhënat janë nga të gjitha vendvotimet.