Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale pranë Këshillit të Evropës do të dërgojë vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale në Maqedoni, të cilët do të mbahen të dielën, më 22 mars, kumtoi sot në pres-qendrën e Këshillit të Evropës.

Si pjesë e bashkëpunimit mes Këshillit të Evropës dhe BE-së, në delegacionin e vëzhguesve do të përfshihen edhe tre anëtarë të Komitetit të rajoneve të BE-së.
Në ditën para zgjedhjeve, delegacioni do të takohet me ministrin e Vetadministrimit Lokal, Musa Xhaferi.
Do të mbahen edhe takime me të gjithë kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit. Janë planifikuar edhe bisedime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe me mediumet.