Beatrix Ramosaj është 16 vjeçarja e bukur dhe e talentuar, e cila me debutimin e saj në festivalin 'Kënga magjike 2010 arriti të hyjë në finale me këngën ''E duat beat-in''.
Beatrix Ramosaj është 16 vjeçarja e bukur dhe e talentuar, e cila me debutimin e saj në festivalin 'Kënga magjike 2010 arriti të hyjë në finale me këngën ''E duat beat-in''.
Këngëtarja që aktualisht studion për kanto në Liceun artistik, e vlerëson mundësinë e të qenit pjesë e kësaj garë të madhe muzikore.
Gjatë pjesëmarrjes sime në Këngën Magjike jam ndier shumë mirë edhe pse ishte një periudhë mjaft e ngarkuar emocionalisht . Ndihem e vlerësuar për mundësinë që mu dha për të qenë pjesë e këtij eventi, rrëfeu Beatrix për portalin Zhurnal.
Këngëtarja, e cila zgjedh me kujdes bashkëpunëtorët e saj, tashmë ka nxjerrë në treg një këngë tjetër, në bashkëpunim me Big Basta.
Kënga The last dance është produksion i një kompozitori shqiptar, i lindur dhe i rritur në Holandë, L.O.N. Production ( Valon Vllasaliu ), ndërsa teksti është shkruar nga Big Basta, tregon këngëtarja.