Lëvizja Qytetare ZGJOHU!, bën apel deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ditën e diel, të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale dhe presidenciale të 22 marsit.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU!, bën apel deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ditën e diel, të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale dhe presidenciale të 22 marsit.
Veprimet e secilit prej nesh në ditën e zgjedhjeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme, andaj çdo qytetar i ndërgjegjshëm duhet të jep kontributin e vet për një Maqedoni të integruar në NATO dhe BE.
Ditën e diel, të gjithë ne do të votojmë me dinjitet për të ardhmen e vendit dhe do të ushtrojmë të drejtën tonë të pacenueshme demokratike për të votuar duke respektuar parimin e një vote për një person dhe do të bëhemi pjesë e ndërtimit të së ardhmes tonë, thuhet në letrën e lëvizjes qytetare Zgjohu, e cila fton qytetarët të dëshmojnë përkushtimin e tyre se duan që vendi të jetë pjesë e familjes së madhe të NATO-s dhe BE-së. /Alsat-M/