E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyrtarë të BE së thonë se nuk presin që bisedimet të fillojnë deri nga fundi i këtij viti, pavarësisht njoftimeve të mediave në Beograd për mundësinë e takimit të nivelit të lartë më 18 dhjetor. Por ata i thanë BBC së se po bëhen përgatitje në vazhdimësi për fillimin e dialogut, që është cilësuar si i rëndësishëm për paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajon.
BE: Bisedimet Prishtinė-Beograd, nga fundi i vitit





Bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, për siç vlerësohet çështjet teknike të interesit të përbashkët, nuk do të mund të fillojnë përpara krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit të këtij viti.

Zyrtarë të BE së thonë se nuk presin që bisedimet të fillojnë deri nga fundi i këtij viti, pavarësisht njoftimeve të mediave në Beograd për mundësinë e takimit të nivelit të lartë më 18 dhjetor. Por ata i thanë BBC së se po bëhen përgatitje në vazhdimësi për fillimin e dialogut, që është cilësuar si i rëndësishëm për paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajon.

Prishtina e Beogradi kanë shprehur gatishmërinë e tyre për fillimin e bisedimeve, por të dyja palët nuk kanë hequr dorë nga qëndrimet e tyre për çështjet që do të diskutohen. Autoritetet serbe thonë se presin që në një periudhë të rihapet çështja e statusit të Kosovës për të arritur, siç thonë, një kompromis historik ndërmjet dy popujve, ndërkohë që udhëheqësit politikë në Kosovë kanë deklaruar se bisedimet do të zhvillohen vetëm në cilësinë e dy shteteve të pavarura dhe vetëm për çështjet e interesit të përbashkët.

*Fotografia: Ilustrim!

Publikuar: 06.12.2010 | 14:48
Lexuar: 440 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime