E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kudër të këtij projekti, me po të njëjtin qëllim, këtyre ditëve u realizuan intervista me kryetarin e këshillit të komunës dr. Fadil Zendeli, udhëheqësin e Seksionit për kulturë Shpend Kaprolli dhe këshilltarin komunal Boban Markoski, ndërsa gjatë verës, u realizua edhe një anketë në të cilën u përfshinë 150 qytetarë të komunës së Gostivarit.
Determinimi i prioriteteve nė sferėn e kulturės









Në kuadër të projektit “Kultura PËR/NGA të gjithë” të shtunën në mjediset e Komunës së Gostivarit, u realizuan takimet me dy fokus grupe, ku u bë determinimi i prioriteteve në sferën e kulturës në Gostivar me rrethinë.

Njëri fokus grup përbëhej prej artistëve të branshave të ndryshme, ndërsa tjetra prej përfaqësuesve të OJQ-ve lokale. Pjesëtarët e fokus grupeve, para përfaqësuesve të Qendrës së arteve performuese “Multimedia” dhe grupit pesë anëtarësh të formuar nga ana e Komunës së Gostivarit, shpalosën problemet me të cilat ballafaqohet kultura në Gostivar, identifikuan resurset njerëzore dhe trashëgiminë kulturore me të cilat disponon qyteti me rrethinë, si dhe determinuan prioritete në sferën e kulturës.

Në kudër të këtij projekti, me po të njëjtin qëllim, këtyre ditëve u realizuan intervista me kryetarin e këshillit të komunës dr. Fadil Zendeli, udhëheqësin e Seksionit për kulturë Shpend Kaprolli dhe këshilltarin komunal Boban Markoski, ndërsa gjatë verës, u realizua edhe një anketë në të cilën u përfshinë 150 qytetarë të komunës së Gostivarit.

Projektin “Kultura PËR/NGA të gjithë” e implementojnë Qendra për arte performuese “Multimedia“ – Shkup dhe Tetari “Oda“ – Prishtinë. Në këtë projekt janë të kyçura 6 komuna nga Maqedonia dhe Kosova, me specifika të ndryshme gjeografike, etnike dhe urbanistike.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është definimi i sistemit efikas i mekanizmave në sferën e kulturës që do të çonte drejt zhvillimit sistematik kulturor të komunave të zgjedhura Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe komunat Gjilan, Novobërdë dhe Prizren, gjegjësisht të definohet politika lokale kulturore e komunave.

Publikuar: 06.12.2010 | 16:25
Lexuar: 442 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime