Këto lisa paraqitnin rrezik për qytetarët, shkaku i asaj se u ka kaluar faza e vegjetacionit dhe shumë lehtë thyheshin si pasojë e reshjeve të bujshme dhe erërave të forta, aktuale për këtë periudhë të vitit, thotë drejtori i ndërmarrjes Kurtish Salija.
Këtyre ditëve Ndërmarrja publike Komunalec nga Gostivari, intensivisht është duke punuar në prerjen dhe shkuljen e lisave të cilëve u ka kaluar faza e vegjetacionit, të vjetër edhe mbi 50 vjet.
Këto lisa paraqitnin rrezik për qytetarët, shkaku i asaj se u ka kaluar faza e vegjetacionit dhe shumë lehtë thyheshin si pasojë e reshjeve të bujshme dhe erërave të forta, aktuale për këtë periudhë të vitit, thotë drejtori i ndërmarrjes Kurtish Salija.
Janë prerë rreth dhjetë lisa me një diametër të trungit deri në dy metra, si dhe janë shkulur edhe dhjetë trungje tjera të cilat janë prerë në periudhën e shkuar. NP Komunalec paralajmëron se në pranverën e ardhshme do të mbillen fidanë të rinj në këtë park, si dhe do të bëhen intervenimet e nevojshme për të sanuar dëmtimet që janë bërë si pasojë e punëve ndërtimore në shëtitoren buzë lumit Vardar.