E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari Osmani, shpalosi vërejtjet dhe kërkesat e Komunës së Gostivarit përfaqësuesve të EVN-së në lidhje me thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve. “EVN duhet të bëjë investime në zonat industriale, në kuptim të instalimit të trafo-stacioneve, dhe kështu të mundësohet proces i pandërprerë në kapacitetet ekzistuese prodhuese.
Takim i kryetarit Osmani me drejtues tė EVN-sė









Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani, në kabinetin e tij, realizoi një takim pune me kryetar i këshillit drejtues të EVN-së për Maqedoni, ing. Verner Hengst.

Kryetari Osmani, shpalosi vërejtjet dhe kërkesat e Komunës së Gostivarit përfaqësuesve të EVN-së në lidhje me thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve.
“EVN duhet të bëjë investime në zonat industriale, në kuptim të instalimit të trafo-stacioneve, dhe kështu të mundësohet proces i pandërprerë në kapacitetet ekzistuese prodhuese.

Nga ana jonë si komunë, kemi respektuar kontratën për mbulimin e borxheve dhe kemi pasur mesazh konzistent të përgjegjësisë në pagesën e llogarive të rrymës nga ana e shkollave dhe institucioneve tjera që janë në kompetencë të komunës” u shpreh kryetari Osmani.

Kryetari i këshillit drejtues të EVN-së ing. Hengst e njoftoi kryetarin Osmani me projektet e implementuara kohëve të fundit siç janë Qendrat Energjetike të Shfrytëzimit (QESH), si dhe me iniciativën për unifikimi të sistemit të llogarive.

“Kohëve të fundit, EVN ka bërë investime të konsiderueshme në përforcimin e kapaciteteve, duke pasur gjithnjë në fokus klientët. Së shpejti do të implementohet edhe sistemi i dygjuhësisë në llogaritë e rrymës, varësisht nga rajoni”, theksoi Hengst.
Takim i kryetarit Osmani me drejtues të EVN-së


Ndër kërkesat e Komunës drejtuar EVNS-së ishin edhe:

* Mjetet e grumbulluara nga taksa komunale për ndriçim publik të transferohen në komunë më së voni deri më 10 –tin e muajit rrjedhës.
* Mundësimi i kontrollit të pa penguar në mjetet e grumbulluara nga taksa komunale
* EVN të heqë dorë nga kamata mbi borxhet e trashëguara dhe të mos bëj kyçje të objekteve të egra në rrjetin distributiv.
* Qasje e papenguar në trafo-stacionet për mënjanimin e defekteve në ndriçimin publik.
* Investime të përbashkëta në ndriçim publik për kursim të energji elektrike në bazë të projektit ideor që përgatitet nga Komuna e Gostivarit.

Të dyja palët ranë dakord që çështjet për të cilat u diskutua, të konkretizohen në takimin e radhës.

Publikuar: 06.12.2010 | 16:30
Lexuar: 557 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime