E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kërkesa për falimentimin e Swedmilk-ut e parashtruar nga ana e ‘Kombinatit të bujqësisë dhe blegtorisë’ nga Strumica, nuk duhet të shfrytëzohet për shpartallimin e kompanisë.
Swedmilk mund tė shpėtohet nga falimentimi









Verpimatira e kësaj kompanie duhet të vazhdojë edhe tani në këtë kohë krize. Sipas drejtuesit të procesit të falimentimit Gjorgji Kostov, tani ekzistojnë dy opsione:

"Njëri është likuidimi respektivisht shitja e pronave për të përmbushur kërkesat ndaj kreditorëve, ndërsa mënyra e dytë është ajo të cilën do të kishim dashur ta shohim në ekonominë tonë, e ajo është riorganizimi për të vazhduar punën qoftë me këtë pronarë apo me ndonjë pronar tjetër", tha Gjorgji Kostov, konsultat i projektit të Bankës botërore.


Por sipas Kostovit, të gjitha falimentimet në vend në të shumtën e rasteve kanë mbaruar me likuidim për shkak se proceset falimentuese janë hapur shumë vonë.

Megjithatë ai konsideron se Swedmilk akoma ka kohë për t’u shpëtuar. Kjo do të ndodh nëse me kohë fillohet me falimentimin, që firma të mund të jetë profitabile dhe ti kthej borxhet./alsat-m/

Ai qartëson se kur të vijë në falimentim, pronarët nuk do të kenë më të drejta ndaj kompanisë, por se ato do t’u takojnë kreditorëve. Sipas Ligjit për falimentim, tash më janë përmbushur kushtet për fillimin e procedurës së tillë në “Swedmilk’ sepse llogaritë e kompanisë janë të bllokuara mbi 45 ditë./alsat-m/

Publikuar: 20.03.2009 | 02:56
Lexuar: 526 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime