E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Dallimi mes Prishtinës dhe Shkupit? Nuk jam në pozitë të bëjë ndonjë dallim sepse mund të mos jem objektive meqë Shkupi është vendlindja ime. Megjithatë, një dallim që ia vlen për t’u cekur është se në Shkup nuk isha e martuar, derisa në Prishtinë jam”.
Pėr kė e merr malli Tunėn?






Është shumë nostalgjike dhe sa herë që ndjen mall niset direkt për udhëtim. Kështu ndodh me Altun Sejdiu-Reka, e njohur si Tuna, e cila shumë shpesh i takon të bëjë rrugën Prishtinë-Shkup. Këngëtarja shkupjane, e cila është zhvendosur të jetojë në Kosovë pas martesës me Rilind Rekën, ka folur për dallimet që ajo përjeton në mes të Shkupit dhe Prishtinës.

“Dallimi mes Prishtinës dhe Shkupit? Nuk jam në pozitë të bëjë ndonjë dallim sepse mund të mos jem objektive meqë Shkupi është vendlindja ime. Megjithatë, një dallim që ia vlen për t’u cekur është se në Shkup nuk isha e martuar, derisa në Prishtinë jam”.

“Shkupi është afër dhe në momentin e parë që ndjej mungesën e familjes time, miqve të mi apo thjesht disa rutinave që kam pasur atje, i ngjitem veturës dhe jam atje”,a deklaruar Tuna.

Ajo më pas shton se ndjen nostalgji për të dy vendet kur nuk gjendet në njërin prej tyre, pasi që nga natyra, ajo është vet nostalgjike.

“Për nga natyra jam nostalgjike, lidhem për një vend, kështu që e njëjta gjë më ndodh kur jam atje edhe për Prishtinën. Ky është një progres për mua”, ka përfunduar Tuna. (bluetooth)

Publikuar: 06.12.2010 | 20:11
Lexuar: 1062 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime