Opozita përshëndeti këtë dështim, ndërsa kryetari i parlamentit reagoi ndaj sjelljes së deputetëve të opozitës.
Kjo tregon se gjërat kanë filluar të lëvizin në favor të opozitës, deklaroi Cvetanka Ivanova, LSDM.
Opozita me duartrokitje ka mirëpritur mos miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, për të cilin nevojiten dy të tretat e votave.
Nuk ndihmoi as prezenca e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për të miratuar ligjin në fjalë e as periudha e pritjes prej gati një orë për të siguruar pjesëmarrjen e nevojshme të deputetëve. Kësaj radhe munguan deputetët e PLD-së, të cilët në disa raste i kanë mundësuar shumicës parlamentare votat e nevojshme për ligjet e kësaj natyre.
Opozita përshëndeti këtë dështim, ndërsa kryetari i parlamentit reagoi ndaj sjelljes së deputetëve të opozitës.
Kjo tregon se gjërat kanë filluar të lëvizin në favor të opozitës, deklaroi Cvetanka Ivanova, LSDM.
Ju lutem nuk është e diel është e hënë, sot është ditë pune dhe ju lutem të silleni në përputhje me funksionin që e ushtroni, dje ishte e arsyetuar por sot nuk është korrekt kështu të silleni, deklaroi Trajko Veljanovski kryetar i parlamentit.
Nga ana tjetër sot edhe sektori civil reagoi për ligjet që parashikojnë reformat në administratën publike. Sipas tyre procedura e shkurtër e miratimit të ligjit është jo transparente dhe në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Ata vlerësojnë se problematike është edhe përmbajtja e ligjit me të cilët garantohet partizimi i skajshëm i administratës.
Ne në Maqedoni definitivisht do të kemi një administratë ku hyrjen dhe daljen do ta rregullojë ministri, pra drejtpërdrejt qeveria. Mënyra e avancimit në asnjë mënyrë nuk do të bëhet në baza meritore që është kriter bazë i reformave dhe praktikisht administratën secila qeveri qw vjen do ta mbush me kuadrot e veta partiake, u shpreh Fani Karanfillova-Panovska, nga Insituti Shoqëria e Hapur-Maqedoni.
Me ligjin e ri seriozisht shkurtohen ingerencat e Agjencisë për nëpunës shtetëror. Një pjesë e madhe e këtyre ingerencave i kalojnë Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe administratë. Projekt-ligji i ri pritet që para deputetëve të del enjten, për votim me procedurë të shkurtër.