E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sapunët standard janë shumë të fortë për ata persona që kanë lëkurën e ndjeshme, por shumica e femrave prapë se prapë po e përdorin atë, shkruan një revistë gjermane e shëndetit dhe bukurisë. Sapuni i thjeshtë e dëmton mbështjellësin e hollë të lëkurës, i cili te lëkura e ndjeshme është tri herë më i hollë se sa te ajo normale.
Pėrdorimi i sapunit dėmton lėkurėn







...mos përdorni sapun të thjeshtë, lajeni fytyrën me ujë të vakët, fytyra nuk guxon të fërkohet me lëvizje të vrazhda. Pas larjes, uji vetëm duhet thithur ngadalë nga lëkura me lëvizje të lehta.


Sapunët standard janë shumë të fortë për ata persona që kanë lëkurën e ndjeshme, por shumica e femrave prapë se prapë po e përdorin atë, shkruan një revistë gjermane e shëndetit dhe bukurisë. Sapuni i thjeshtë e dëmton mbështjellësin e hollë të lëkurës, i cili te lëkura e ndjeshme është tri herë më i hollë se sa te ajo normale.


Përdorimi i sapunit të thjeshtë largon një sasi të madhe të yndyrës dhe një herrit e bënë lëkurën më të thatë si dhe e dëmton dukshëm shtresën hidrolipide e cila e ndalon depërtimin e baktereve në lëkurë. Pas larjes së fytyrës, nuk duhet fshirë atë me lëvizje të forta sepse edhe peshqiri e largon shtresën yndyrore me ç’rast mund të shkaktohet skuqje dhe zgjerim të kapilarëve. Për atë shkak, uji nga fytyra duhet vetëm të thithet me ndonjë peshqir të butë.

Gjithashtu fytyra nuk duhet të pastrohet me sasi të madhe të ujit. Lëkurës së ndjeshme i mjafton që të pastrohet vetë në mëngjes ndërsa makijazhin duhet larguar me ndonjë qumësht për pastrim edhe atë një herë në ditë, preferohet në mbrëmje./prishtinanet/


Publikuar: 20.03.2009 | 03:26
Lexuar: 1147 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime