E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Liderët e BE-së arritën marrëveshje parimore për investimin e pesë miliardë eurove, para këto të pashpenzuara nga buxheti evropian, në projekte infrastrukturore energjetike dhe internet me qasje më të gjerë.
BE me 5 miliardė euro investime lufton krizėn







"Arritëm marrëveshje parimore me të cilën pajtohen të gjithë", deklaroi mbrëmë kryesuesi i Bashkimit, kryeministri çek Mirek Topolanek, në fund të ditës së parë të samitit të BE-së në Bruksel.

Bëhet fjalë për projekte konkrete në infrastrukturën energjetike, për çka janë dedikuar katër miliardë euro, ndërsa pjesa e mbetur prej një miliardë euro do të investohen për përmirësimin e qasjes gjerësisht më të qartë në internet.

Kushti është që këto pesë miliardë dollarë të shpenzohen gjatë vitit 2009 dhe 2010. Në këtë insistuan disa anëtare, si Gjermania, duke theksuar se paratë doemos duhet të orientohen në projekte që mund të sjellin dobi në afat të shkurtë.

"Këtë marrëveshje parimore e konsideroj si sukses të madh", deklaroi kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Barrozo.

Negociatat në nivel ministror për pakon prej pesë miliardë eurove zgjatën me muaj të tërë. /alsat-m/

Publikuar: 20.03.2009 | 04:59
Lexuar: 475 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime