E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kushedi sa herë e keni kënduar të famshmen “All I want for Christmas is you” apo jo? Atëherë përgatituni, sepse Mariah Carey është rikthyer me një album të ri, me këngë krishtlindjesh.
Mariah Carey, njė udhėtim plotė dritė




Këngë ideale për të festuar... Sepse ajo ka një motiv shumë të fortë për ta bërë

Artistja femër e cila ka shitur më shumë disqe në botë: as më shumë e as më pak, por gjithsej 180 milionë kopje. Por është edhe artistja e cila ka hyrë në histori, pasi këndoi “Hero”, ditën kur Obama u zgjodh President i SHBA-së apo se kaloi Elvis Presley në rekordin e ndonjë kënge në majë të klasifikimeve (më mirë se ajo vetëm “Beatles” kanë qenë). E megjithatë, jeta e Mariah Carey, nuk ka qenë vetëm një udhëtim plot dritë. E lindur nga dy prindër të huaj (e ëma ishte irlandeze, kurse i ati venezuelian, i cili humbi jetën kur ajo ishte shumë e vogël) ka pasur një martesë shkatërruese, një divorc të ndjekur me probleme psikologjike të rënda dhe ka humbur një fëmijë në shtatzëninë e parë. Si të thuash, është një grua që e ka njohur dhimbjen nga afër. Por që kur është martuar me reperin dhe aktorin Nick Cannon, dy vjet e gjysmë më parë, jeta e saj mori një rrjedhë shumë pozitive: më 23 nëntor doli në qarkullim albumi i 13 në karrierën e saj, “Merry Christmas II you”, ndërsa prej 26 nëntorit po provon suksesin e saj si aktore me një pjesë në filmin “Precious”. Por, mbi të gjitha, do të bëhet nënë në pranverë dhe ky është lajmi që i ka ndryshuar jetën.

Albumi i Krishtlindjeve, në vitin 1994, u bë një mit, ndoshta për këtë arsye vendosët ta përsërisnit?

Mariah Carey: Përveç këngëve klasike për Krishtlindje, ky album ka edhe pjesë më ritmike. Këtu do të përmendja versionin e ri të këngës “All I want for Christmas is you”, që e kemi shkruar bashkë me Walter Afanasieff (mes këngëve për Krishtlindje më të dëgjuara dhe më të shitura të të gjitha kohërave). Po ashtu janë edhe katër këngë të reja të shkruara nga unë, duke nisur që nga “Oh Santa”, në majë të klasifikimeve amerikane për momentin.

Dy këngë i këndoni përkrah mamasë suaj, një këngëtare lirike...

Mariah Carey:Nëna ime është një mexosoprano. Jam e lumtur që e kisha përkrah, madje doja që të shfaqej edhe në videoklip. Është njeriu që ka ndikuar më shumë në jetën time. Të punoja me të ishte njëlloj si qershia mbi tortë.

Teksa dëgjon albumin tuaj, kuptohet që ju jeni një grua shumë besimtare?

Mariah Carey:Në album kam përmendur “Testamentin e ri” dhe dy vargje nga Ungjilli sipas Lukës, ka shumë spiritualitet. Dua të tregoj vetëm atë që ndiej dhe nuk kisha ndërmend të konvertoja askënd në të krishterë. Më pëlqen shumë vargu që thotë: “Lum si ai që beson dhe udhëhiqet nga fjalët e Zotit”.

Mos rastësisht, kjo ka lidhje edhe me shtatzëninë tuaj?

Mariah Carey:Po, në njëfarë kuptimi. Në Amerikë, prej shtatorit, nuk ka pasur javë që gazetat të mos shkruanin për një shtatzëni të dyshuar. Pastaj erdhi promovimi i diskut. Është e vështirë për mua, që jam e fiksuar pas privatësisë, të tregoj shumë për veten, për jetën time. Por nuk kam ç’të bëj, nuk mund të arratisem...

Dy vjet më parë vuajtët shumë për shkak të abortit...

Mariah Carey:Sapo isha martuar dhe isha me pushime me disa çifte të tjera që kishin fëmijë të vegjël. Isha pak depresive, mora kura hormonale. Unë dhe Nick keni kaluar gjithçka bashkë, ndaj dhe dashuria jonë erdhi duke u përforcuar. Sot, për herë të parë, e kuptoj se çfarë do të thotë fjala lumturi.

Pavarësisht problemeve që keni pasur?

Mariah Carey:Një pagjumësi të theksuar dhe shumë të vjella, të cilat i luftova falë frymëmarrjes dhe lëngjeve të freskëta që konsumoja pa pushim. Por sigurisht që ia vlen të sakrifikosh, sepse gjithmonë kam pasur dëshirën për të njohur këtë dashuri të pakushtëzuar.

Ti dhe Nick jeni martuar në Bahamas pas gjashtë javëve fejese, duket sikur dashuria juaj ka qenë një bast...

Mariah Carey: Është njeriu i duhur për mua dhe këtë e kuptova që nga çasti i parë. Pastaj koha tregoi se kishim të drejtë.

Ju luani rolin e një punonjëseje sociale në filmin “Precious”. Aty thuajse nuk njiheni fare...

Mariah Carey:Të pranoja atë pjesë ishte shumë e rëndësishme. Filmi është i bukur dhe ka një subjekt interesant. Pastaj aty për herë të parë, më duket vetja një njeri i zakonshëm, larg famës dhe dritave të spektaklit...

Jeni një grua komplekse, një yll në skenat botërore, që nuk e keni mohuar kurrë se çfarë është vuajtja...

Mariah Carey:Jam rritur me një prind të bardhë e një me ngjyrë dhe gjithmonë e kam ndier veten ndryshe nga të tjerët. Nuk e gjeja veten nga asnjë anë. Kur hyra në botën shoubizit, nuk mendoja se do isha e suksesshme, isha plot komplekse.

Çfarë lloj kompleksesh?

Mariah Carey:Isha 19 vjeçe. Producentët e shtëpisë diskografike erdhën dhe më thanë: “Pika jote e dobët është se nuk lejon që të fotografohesh dhe të bësh publike jetën tënde. Por edhe pse kam ndryshuar shumë pak, vazhdoj të jem e njëjta.

Kush ju ka ndihmuar më shumë në jetë?

Mariah Carey:Kur isha fëmijë muzika, pastaj marrëdhënia ime me Zotin. Por edhe nëna ime. Më ka mbështetur gjithmonë, e dinte që do bëhesha e famshme. Askush tjetër nuk më ka falur kaq shumë besim.

Bashkëshorti juaj ka deklaruar se jeni shumë e ndjeshme dhe shqetësoheni për gjithçka dhe për të gjithë. Me pak fjalë do të jeni një nënë e mirë?

Mariah Carey:Jo, kam ende shumë për të mësuar. Të jesh nënë është përgjegjësi e madhe. Për këtë arsye kam blerë shumë libra për të lexuar dhe jam gjithmonë online për të zbuluar diçka të re..

Publikuar: 07.12.2010 | 15:45
Lexuar: 727 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime