E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me të njëjtin entuziazëm si e bija e ka pritur këtë fitore edhe vetë kryetarja e Parlamentit, duket se vjehrra e pëlqen anën artistike të dhëndrit të saj, paçka se Luizi kur vendosi të ndjekë të dashurën jashtë, pohoi se ka vendosur të heqë dorë nga muzika.
Jozefina Topalli, zonja jashtė politikės





Ka qenë një çmim i parë, që nuk ka çuditur pothuajse askënd. Prej kohësh flitej se dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli ishin pretendentët kryesorë për të fituat festivalin “Kënga Magjike”. Megjithatë, fakti që vetë këngëtarët do ta vendosnin këtë gjë me vota, të linte pak në pasiguri.

Por profecia e shumëkujt u përmbush, teksa Luizi dhe Juliana u shpallën fitues me këngën “Sa e shite zemrën”. Ndërkohë që kënga flet për një dashuri të dështuar, për një ndarje ku kantautori Pirro Çako ka rrëfyer historinë e tij personale, duket se me vargjet e kësaj kënge nuk e lidh asgjë Luiz Ejllin. Ai nuk ka nevojë t’ja bëjë këtë pyetje Megi Topallit, vajzës së kryetares së Parlamentit, Jozefina Topallit me të cilën ka disa vite i lidhur dhe pak muaj më parë, edhe janë fejuar zyrtarisht. Krahas fansave të dy këngëtarëve dhe kolegëve të tyre që e kanë votuar, kënaqësinë më të mëdha për këtë fitore e ka shprehur vetë Megi e cila ka vrapuar ta përqafojë Luizin sapo ai e ka kënduar këngën, kësaj here si fitues.

Madje gazetari që ka ndjekur këtë eveniment dhe çdo gjë që ndodhte në prapakuinta tregon se me të njëjtin entuziazëm si e bija e ka pritur këtë fitore edhe vetë kryetarja e Parlamentit. Duket se vjehrra e pëlqen anën artistike të dhëndrit të saj, paçka se Luizi kur vendosi të ndjekë të dashurën jashtë, por për të vazhduar studimet, pohoi në media se ka vendosur të heqë dorë nga muzika. Por jo, ai u rikthye, por me garancinë se kënga e tij do të kishte nga pas triumfin, pasi ajo i kishte të gjitha parametrat e duhur për të qenë fituesja. Mbas mbarimit të natës finale, zonja Topalli ka preferuar të jetë e pranishme në after parti-n e organizuar “Te Stela”, edhe pse atje kishte më së shumti pjesëmarrës të rinj.

Madje, ajo ka biseduar gjatë me producentin e festivalit dhe kantautorin Ardit Gjebrea i cili kishte zgjedhur tavolinën e kryetares ë parlamentit dhe familjes së saj për t’u çlodhur pas tre netëve impenjative spektakël. Zonja e parë e Parlamentit, e cila duket se këto kohë nuk po kalon ditë të mira në politikë, pas mocionit që kërkon opozita për pozicionin e saj, gjithsesi të shtunën e kaluar ka marrë shumë kënaqësi dhe këtë nuk e ka fshehur asnjë moment gjatë festës, duke përqafuar dhe komplimentuar dhëndrin e saj. Më pas, familja e kryeparlamentares ka ndjekur performancat live të Juliana Pashës dhe Luzi Ejllit, në ambientet e lokalit.

Publikuar: 07.12.2010 | 06:49
Lexuar: 1271 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime