Burimet nga BE-ja kanë thënë se tashmë janë njoftuar me premtimet e mëdha që po jepen në fushatën zgjedhore në Kosovë, për realizimin e të cilave Kosova nuk ka mjete, por nuk duan të prononcohen publikisht rreth kësaj, duke mos dashur të përzihen në fushatën zgjedhore.
- Kosova nuk e ka pasur aq të lehtë të bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa tash, për shkak të situatës politike dhe fushatës zgjedhore rrezikon keqësimin e raporteve me këtë organizatë dhe si rrjedhojë edhe ndihmën financiare makroekonomike që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën.
Burimet nga BE-ja kanë thënë se tashmë janë njoftuar me premtimet e mëdha që po jepen në fushatën zgjedhore në Kosovë, për realizimin e të cilave Kosova nuk ka mjete, por nuk duan të prononcohen publikisht rreth kësaj, duke mos dashur të përzihen në fushatën zgjedhore.
Megjithatë, ajo që në BE pohojnë pa ndonjë rezervë është se Kosova me mospërmbushjen e Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të humbë këstin e dytë të ndihmave mikrofinanciare të BE-së prej 20 milionë eurosh dhe në të ardhmen vë në dyshim edhe asistencën tjetër eventuale nga Bashkimi Evropian.
Komisioni Evropian ka mbështetur shumë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një politikë fiskale të parashikueshme dhe të qëndrueshme. Komisioni kishte mirëpritur marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar gjatë verës dhe pasi Kosova kishte përmbushur të gjitha kriteret kishte dhënë këstin e parë prej 30 milionë eurosh nga asistenca financiare mikrofinanciare e BE-së në fillim të shtatorit, përkujton Angela Filote, zëdhënëse e Komisionit Evropian e ngarkuar për çështje të zgjerimit.
Ajo më tutje thotë se nuk i ka përmbushur kushtet për të marrë këstin e dytë të kësaj ndihme nga BE-ja.
Në shpjegimin me shkrim dërguar Kohës Ditore, pas sqarimeve nga Komisioni Evropian, Angela Filote sqaron Për shkak të zhvillimeve të fundit politike buxheti për vitin 2011 nuk është aprovuar nga Kuvendi. Si pasojë, FMN-ja nuk e ka kompletuar shqyrtimin e parë të Stand Byaranzhimit dhe nuk e ka dhënë këstin e dytë të kredisë së FMN-së, siç ishte parashikuar fillimisht për fund të nëntorit.
Në këto rrethana Komisioni Evropian nuk mund të vlerësojë se marrëveshja e Kosovës me FMN mbetet në fuqi. Prandaj, kushti kyç për lirimin e këstit të dytë të asistencës mikrofinanciare të BE-së (20 milionë euro) për Kosovën tash për tash nuk është plotësuar, duke pamundësuar në këtë mënyrë dhënien e asistencës, e cila skadon me 11 dhjetor të vitit 2010.