E martë, 21.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Doli nga shtypi libri universitar “ Metoda e Anketimit “ i autorit Abdylnaser Sinani. Libri “ Metodat e Anketimit ” është studim mbi metodat më të rëndësishme të hulumtimit në sociologji me theks të posaçëm mbi anketimin si instrument kryesor për grumbullimin e të dhënave gjatë kërkimeve në shkencat shoqërore.
Doli nga shtypi libri universitar “ Metoda e Anketimit “








Programit studimor të sociologjisë në kuadër të USHT-sw


Struktura e librit fillon me njohurit më të përgjithshme mbi atë se çfarë paraqet një hulumtim shkencor në sociologji, respektivisht me atë se cila është detyra e sociologut, karakteristikat e metodës sociologjike si dhe cila është njohuria dhe metodat e shkencës.

Në kreun e dytë trajtohen roli dhe rëndësia e hulumtimit shkencor, qasjet gjatë kërkimeve sociologjike si dhe detyrat dhe funksionet e metodologjisë.

Në kreun e tretë të librit trajtohen nocioni dhe llojet e hulumtimit sociologjik, faza dhe kategoritë e hulumtimit sociologjik. Në këtë pjesë vëmendje e posaçme i kushtohet parashtrimit të hipotezave, detyrës së variablave bashkë me metodat dhe teknikat në një hulumtim shkencor si dhe formulimit të projektit të hulumtimit dhe përpunimit të të dhënave. Në pjesën e pestë trajtohet qëllimi shkencor i metodës së anketimit, mënyra se si zgjidhet problemi i hulumtimit.

Në kreun e pestë dhe të gjashtë përpunohen përgjithësisht metoda e anketimit, format dhe modelet e anketimit, si zgjidhet mostra ( ekzemplari ), llojet dhe madhësia e saj. Në kreun e shtatë të librit “ Metoda e Anketimit ” jepet një përshkrim mbi metodat kualitative në shkencat shoqërore: intervista (llojet e intervistës), studimi i rastit metoda e biografisë dhe hulumtimin aksional.


Në kreun e fundit të këtij libri autori nëpërmjet shembullit praktik e përcakton dhe përshkruan procedurën e krijimit të pyetësorit anketues, pra jepet modeli I krijimit të një pyetësori anketues.

Libri “ Metoda e Anketimit ”, në radhë të parë, është dedikuar studentëve të programit studimor të sociologjisë në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, por ky libër do të gjejë përdorim më të gjerë, edhe për të gjithë ara që dëshirojnë të mësojnë dhe vënë në përdorim metodën ( teknikat ) e anketimit apo përdorimit të saj. Libri poashtu paraqitet edhe si udhërrëfyes për metodat, teknikat e kërkimit edhe në shkencat shoqërore, ku përdoret kjo metodë shkencore.

Publikuar: 20.03.2009 | 15:15
Lexuar: 3473 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Nexhi (15/03/2010 01:27:36) Po e kuptoj shum mir se per qka po behet fjal ne kete tekst te studimeve sociologjike ,vetem deshiroja ta di se sikur qe ky tekst quhet me titull Metoda e Anketimit a eshte e njejte sikur me lenden Metodat e hulumtimit empirik qe mesohen ne semestrin e dyte ne degen e sociologjise ne universitetin e prishtines qe kjo lende don kogja pun edhe puna ne teren te shkaterron psiqikisht e teoria nuk eshte shume e rende.
Lirije Nuredini (14/04/2010 22:17:17) I nderuar zoti Abdylnaser Sinani. Meqe me ka rene ne duar libiri juaj,e kam shfletuar dhe i kam lexuar disa faqe te tij.Une nuk ju njoh per se afermi,ndaj mendova qe ne menyre publike te reagoj. Doja tju pyes me cfare pergjegjesie e keni nxjerre ne drite librin ne fjale i cili permban me mijera,e mijera gabime gjuhesore,i cili nuk ka nje rradhitje adekuate te temave e nentemave ne menyren e duhur. A nuk ju vjen turp te thoni se ky eshte nje liber univerzitar,a nuk ju vjen turp te thoni se studentet mesojne me kete liber qe nuk i permban kriteret elementare te nje libri shkencor. Por nuk ke faj ti,fajin e kane ata qe e kane botuar dhe ata qe te quajne profesor universitar.
valmir nukiu (06/07/2010 23:00:11) pik se pari falemenderoj profesorin e nderuar A.sinani dhe i deshiroj suksese per te ardhen dhe desha tu tregoj komentatoreve tjer qe at liber ta lexojn ma mir se nuk eshte liber per analfabet qe permban dije shkencore dhe universitare, ndersa per turp ne qoft se ka ju lutemi ndonj botim me te mir le te botojn se nuk duhet fjal ofenduese nga njerez pa vler per ket popull dhe nos han buken me turp lexuesit qe sdin te vlersojn, por kerkoj nga lexuesit ne qoft se ka liber me te mir le ta botojn se shihet konkurenca edhe ne arsim.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime