Themeluesit të faqës së debatueshme të internetit Wikileaks, Julian Assange ju eshte refuzuar lirimi me kusht, pasi u paraqit në nje gjykatë në Londër më një urdhër-arresti evropian.
Themeluesit të faqës së debatueshme të internetit Wikileaks, Julian Assange ju eshte refuzuar lirimi me kusht, pasi u paraqit në nje gjykatë në Londër më një urdhër-arresti evropian.
Autoritetet suedeze duan të marrin në pyetje atë për akuzat per krime seksuale, duke përfshirë akuzen per përdhunim.
Avokati i tij suedez Bjorn Hurtig i tha BBC-se se ai kishte shumë shqetësime në lidhje me mënyrën se si Suedia ishte duke trajtuar këtë rast.
Policia britanike më heret arrestojë themeluesin e shërbimit mediatik Wikileaks, Julian Assange.
Të hënën autoritetet e rendit në Britani kishin marrë një fletëarresti nga Suedia, ku zoti Assange akuzohet për përdhunim.
Themeluesi i organizatës mediatike Wikileaks, Julian Assange, që ka publikuar shkëmbimet diplomatike sekrete duke zemëruar Uashingtonin, po përgatitet të flasë me policinë britanike.
Zoti Assange i ka hedhur poshtë akuzat. Një nga avokatet e zotit Assange në Angli, Jennifer Robinson, tha se prokuroria suedeze nuk po ndjek praktika korrekte ligjore me klientin e saj.
Ndërkaq, Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, e ka bërë të qartë se punonjësit e tij po studiojnë kodet ligjore për të ngritur padi në lidhje me publikimin e dokumentave sekrete.
"Ne kemi nisur një hetim për një çështje të rëndë penale. Po shqyrtojmë të gjitha masat e mundshme në përpjekje për të ndalur rrjedhjen e këtij informacioni", tha Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder.
Uashingtoni e ka akuzuar shërbimin Wikileaks se i ka ofruar Al Qaedas një listë objektivash, përmes publikimit të të dhënave për objekte që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë me rëndësi strategjike.
Të hënën Zvicra bllokoi llogaritë bankare të Julian Assange.
Wikileaks-it i është dashur të ndryshojë disa herë edhe adresën në internet, pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të personave të paautorizuar në faqen e shërbimit. (bbc)