E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Verderi është përshëndetur nga ky kompeticion i lojrave duke i dhënë leksion futboli kampionit në fuqi Interit sontë në kuadër të ndeshjeve të fundit për kualifikime.Në grupin A Verder Bremen edhe pse jashtë çdo objektivi ka turpëruar sonte Interin me rezulltat të thellë 3-0.
Speciale/ Champions League: Verder Bremen ka turpėruar Interin












Avni Osmani

Lojtarët e Benitezit edhe sonte jamë përballë me probleme ,kuptohet në mungesë të disa lojtarëve eminent,si pasojë e lëndimeve,ata nuk janë treguar kompakt dhe nuk kanë mundur të nxjerin rezulltat pozitiv sonte përballë Verderit.Golat për Verderin i kanë shënuar Prodl në minutën e 39,Arnautoviç në minutën e 49,dhe Pizzaro në minutën e 88.Tashmë Interi edhe pas humbjes ka siguruar kualifikim në fazën tjetër duke siguruar pozitën e dytë pas Totenhemit.

Në këtë grup ,pra në grupin A,hollandezët e Tuentes janë ndeshur me Totenhemin e Anglisë dhe kanë ndarë pikët me rezulltat 3-3.Kështu në një lojë jashtëzakonisht të fortë nga të dyja palët ,këtu vlen të theksohet edhe loja e mirë e Anglezëve të Totenhemit që sivjet janë duke prezentuar futboll mjaft cilësor ,dhe me plot meritë tashmë janë në poziten e parë dhe janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions league,kurse skuadra e trajnerit Preud’Home do të kërkojë fatin e saj në kompeticionin e Europa League.
Twente-Totenhem

Golat në këtë ndeshje i shënuan Visgerhof ,autogol, dhe dy të tjerë Defoe në minutat e 55 dhe 63,kurse për Tuenten kanë shënuar Landzaat pas një penalltie në min.e 22,pastaj Rosales në min.e 55 dhe Chadli në minutë e 63.

Në grupin B Shallke si mysafire ka mundur Benfikën vendase dhe ka siguruar vendin e parë në këtë grup.Golat për Shalken I kanë shënuar Jurado 20’ dhe Houedes 81’kurse për Benfikën në minutën e 87’ Luisao.Benfika ,ndërkaq përshëndetet me ligën Champions dhe kalon në Europa League.
Benfika-Schalke

Ndërsa ndeshja tjetër u luajt në Francë ndërmjet Lionit dhe Hapoel Tel haviv dhe përfundoi me rezulltat të barabartë 2-2. Golat për Lionin i kanë shënuar Lopez në min.e 62 dhe Lacazette në min.88,kurse për skuadrën Izraelite Hapoel kanë shënuar Sahar dhe Zahavi.Shalke dhe Lioni vazhdojnë më tutje .

Në grupin C kryendeshja ka qenë në mes dy gjigantëve Mancester United dhe Valencia të cilët janë ndarë me rezulltat të barabartë 1-1.Për Valencian ka shënuar Hernandez në minutën e 32’ ,kurse për Mancesterin ka barazuar Anderson në minutën e 62’.Mancesteri tashmë mban pozitën e parë me 14 pikë ndërkaq Valencia me 11 pikë .
Manchester Unites-Valencia

Ndeshja tjetrë e këtij grupi u luajt ndërmjet Bursaspor-Rangers e cila gjithashtu përfundoi baras 1-1. Bursaspor u nda vetëm me një pikë nga Champions League kurse Rangers 6 pikë ,do të luajë në Europa League.Golin për Rangers ka shënuar Miller në minutën e 20’,kurse për turqit e Bursasporit ka barazuar Yildrim në minutën e 79’.
Bursaspor-Rangers

Në grupin D Barcellona ka mundur skuadrën Ruse të Rubin Kazanit dhe ka siguruar pozitën e parë me 14 pikë .Golat për Barcën i kanë shënuar Fontas 51’dhe Vasquez në min.e 82.

Edhe Copenhageni ka mposhtur Panatinaikosin e Greqisë me rezullat 3-1 dhe kështu ka siguruar vendin e dytë dhe plasman për fazën tjetër .Vingard në minutën e 26 , Gronkjaer në minutën e 50’ dhe Cisse në min’73,kurse për grekët Cante në minutën e 90.

Rubin Kazani do të vazhdoje në Europa League kurse për Panatinaikosin gara përfundoi sonte.
Fc Copenhagen-Panathinaikos

Nesër do të luhën edhe ndeshjet tjera të Champions league ku do të luajnë grupet E,F,G,dhe H:

Grupi E
Bayern Munich - Basel
CFR Cluj - AS Roma
Grupi F
Marseille - Chelsea
Zilina - Spartak Moskë
Grupi G
Milan - Ajax
Real Madrid – Auxerre
Grupi H
Arsenal - Partizan B.
Shakhtar Donetsk - Braga

Publikuar: 07.12.2010 | 17:12
Lexuar: 509 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime