740 kompani sllovene, turke, greke bullgare dhe kosovare pritet të marrin pjesë në panairin e 35 të mobilieve në Maqedoni i cili do të mbahet prej 24 deri 29 mars në Shkup.
Drejtori i panairit të Shkupit, Janez Sajovic, deklaroi se është i befasuar nga interesimi i lartë i kompanive për pjesëmarrje në panair. Sipas tij, vetëm interesimi i kompanive vendase është rritur me 20 %, ndërsa rritje shënon edhe pjesëmarrja e kompanive sllovene.
Praktikisht është përfshirë gjithë hapësira e panairit. Kjo për kolektivin tonë të vogël nënkupton besim të madh dhe motivim shtesë për organizimin e panaireve të ardhshëm, thotë Janez Sajovic, drejtor i Panairit.
Më gëzon fakti se në kohë të krizës globale financiare më tepër se 150 kompani sllovene kanë vendosur të marrin pjesë në panairin e mobilieve, thotë Slobodan Sheshum, atashe ekonomik i ambasadës sllovene në Shkup.
Drejtuesit e panairit, e komentojnë mungesën e kompanive nga Shqipëria, me fokusimin e tyre drejt tregut italian dhe Evropian. Panairi Mebel 2009 për herë të parë si shtet partner do të ketë Slloveninë./alsat-m/