E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Hej, zoti Lennon, ju sapo do të hyni në histori!” Mark David Chapman ishte 25 vjeç dhe ishte ose pretendonte se ishte një fans i Lennon. Historia e kujton thjesht si vrasësin e artistit të madh. Ndërsa Lennon në histori kishte hyrë me kohë nëpërmjet muzikës së tij dhe angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për paqen.
John Lennon, 30 vjet mė vonė













Natën e 8 dhjetorit 1980, pesë të shtëna arme i jepnin fund jetës së muzikantit më karizmatik të viteve ’60.

“Hej, zoti Lennon, ju sapo do të hyni në histori!” Mark David Chapman ishte 25 vjeç dhe ishte ose pretendonte se ishte një fans i Lennon. Historia e kujton thjesht si vrasësin e artistit të madh. Ndërsa Lennon në histori kishte hyrë me kohë nëpërmjet muzikës së tij dhe angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për paqen.

Vrasësi i John Lennon, vetëm pak orë para atentatit kishte mundur t’i merrte një autograf idhullit të tij. Më pas, kur Lennon po shkonte për në sallën e regjistrimit, David Chapman e qëllon me armë pas krahëve sepse në mendjen e tij të sëmurë ai mendonte se i jepte dënimin e merituar një lideri i cili nuk jetonte ashtu siç predikonte, një lideri hipokrit, të dhunshëm në rininë e tij dhe mizor me njerëzit që kishte pranë, duke filluar që nga menaxheri i tij, Brian Epstein, gruan e tij të parë Cynthia dhe duke përfunduar me djalin Julian.

Por, efekti ishte krejt i kundërt. Chapman me “çmendurinë” e tij bëri që në këto 30 vite, John Lennon të konsiderohet si një nga apostujt e shekullit XX dhe të ngrihet në lartësinë e Ghandi apo Martin Luther King.

Publikuar: 08.12.2010 | 16:11
Lexuar: 358 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime