Besimtarët bektashian sot festojnë ditën e Sulltan Novruzit apo ditëlindjen e imam Alisë. Manifestimi qëndror i shënimit të kësaj dite u mbajt në teqenë Arabati Baba në Tetovë, me një mevlud të shkurtër dhe lutje.
Besimtarët bektashian sot festojnë ditën e Sulltan Novruzit apo ditëlindjen e imam Alisë. Manifestimi qëndror i shënimit të kësaj dite u mbajt në teqenë Arabati Baba në Tetovë, me një mevlud të shkurtër dhe lutje.
Kryetari i Komunitetit Bektashian Baba Edmond Brahimaj lexoi thëniet e profetit Muhamed për hazreti Aliun ndërsa më pas u zhvilluan aktivitetet të ndryshme fetare.
Ka qenë ndihmësi i profetit Muhamed në të gjitha luftërat që ka pasur ai me kundërshtarët e tij, ka qenë vendimtarë, ka qenë edhe flamurtar i atyre betejave dhe siç thotë atje pasha i kësaj bare që mbajti ai është i barabartë ose nuk mundë të peshohet rëndon më shumë se besimi i të gjithë besimtarëve deri në ditën e kijametit.
Të kemi dashuri vëllazëri mes njëri tjetrit jo vetëm shqiptarët por edhe Maqedonasit, dhe uroj që këto zgjedhje të dalin me sukses që edhe Maqedonia ti bashkangjitet të gjithë shteteve të evropës , tha kryetari i Komunitetit Bektashian, Baba Edmon Brahimaj.
Për të nderuar komunitetin bektashian në këtë manifestim ishte I pranishmë edhe ambasadori i Francës Bernar Valero i cili uroj besimtarët për paqe mirësi dhe respekt të ndërsjellë mes njerëzimit.
"Ne të gjithë në jetën tonë duhet të mobilizohemi për të ngritur disa çështje të rëndësishme, si tolerancën, respektin, dialogun dhe paqen mes të gjithëve dhe ju uroj një manifestim të këndëshëm dhe të qetë", tha ambasadori Bernar Valero.
Pas përfundimit të manifestimit, besimtaret bektashian kanë shijuar edhe hashuren që është ushqimi karakterisitik i tyre në ditën e sotme.
Bashkimi Sulejmani, Alsat-M