E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jeta Toçila Shkurti është kryetare e shoqatës shqiptare të shërbimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë. Prej 5 vjetësh ajo punon si psikologe në gjimnazin “Ismail Qemali” dhe shkollën 9 vjeçare “4 dëshmorët”, në Tiranë. Paralelisht me këtë është e angazhuar në TVSH si spikere lajmesh dhe opinioniste në median e shkruar.
“Psikologjia shkollore e zbatuar” nga Jeta Toēila Shkurti



















Këto ditë ka dalë në treg libri “Psikologjia shkollore e zbatuar”, manual për psikologët shkollorë, nga shtëpia botuese “Dituria”.

Autorja e tij, Jeta Toçila Shkurti ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, Dega Psikologji, profili psikologji shkollore dhe Organizimi, gjatë periudhës 1998-2002. Aktualisht autorja ndjek sudimet Master të nivelit të dytë në Shkenca Administrative.

Jeta Toçila Shkurti është kryetare e shoqatës shqiptare të shërbimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë. Prej 5 vjetësh ajo punon si psikologe në gjimnazin “Ismail Qemali” dhe shkollën 9 vjeçare “4 dëshmorët”, në Tiranë. Paralelisht me këtë është e angazhuar në TVSH si spikere lajmesh dhe opinioniste në median e shkruar.


“Psikologjia shkollore e zbatuar”, manual për psikologët shkollorë, është libri i saj i parë, i cili vjen si një domosdoshmëri për të gjithë psikologët që punojnë nëpër shkolla, mësuesit, prindërit dhe për të gjithë studentët e psikologjisë.

Libri përmban informacione mbi rolin dhe funksionet e shërbimit psikologjik, parimet etike të këtij shërbimi, konsultimet me mësuesit, si realizohen dhe për çfarë bëhen ato.

Gjithashtu aty trajtohet gjerësisht vlerësimi dhe këshillimi psikologjik, platformat e vëzhgimit, instrumentet dhe protokollet që përdoren nga psikologu për nxënësit që ndjekin seanca këshillimi.

Autorja ka përfshirë në libër tema konkrete që trajtohen nga psikologët në shkollë, në orët edukative ose seminaret sensibilizuese, duke u ardhur kështu në ndihmë të gjithë psikologëve të rinj që hasin vështirësi në hartimin dhe realizimin e planit të punës.

Në vazhdimësi të kësaj ideje në libër flitet edhe për planet edukative dhe ato të punës që hartohen nga psikologu, strategjitë e ndërhyrjes në raste të krizave shkollore ose për parandalimin e një fenomeni shqetësues për shkollën dhe hapat konkretë në ndërhyrjen e tyre.

Fenomene si depresioni apo dhuna mes nxënësve janë të trajtuara gjerësisht në kapitullin e strategjive të ndërhyrjes, për të shërbyer si një model , i cili mund të adaptohet edhe për fenomene të tjera që janë tipike në shkollat tona.

Gjithashtu të interesuarit mund të gjejnë në libër teste dhe pyetësorë të gatshëm për ti përdorur në punën e tyre me fëmijët dhe adoleshentët.

Ky libër është i pari në llojin e tij, është një libër pune i nevojshëm për çdo psikolog që punon dhe do të punojë në shkollë, dhe vjen nga një profesioniste që e ka prekur me dorë realitetin e shkollave tona dhe që ka patur sukses në punën e saj me mësuesit, prindërit dhe nxënësit.


Jeta Toçila Shkurti

Publikuar: 21.03.2009 | 10:22
Lexuar: 2849 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
albana qoli (04/04/2010 23:34:09) une jam nje studente psikologjie dhe deshiroj qe ne te ardhmen te vazhdoj masterin per psikologji edukimi juaj. librin tuaj do ta lexoj sapo te kem mundesi mendoj qe do na hyje shume ne pune prandaj te falenderoj.
suela domnori (03/09/2010 19:02:06) ju pershendes dhe ju uroj per punen tuaj.un punoj psikologe ne nje shkolle 9 vjecare ne shkoder,dhe jam shume e interesuar te lexoj librin tuaj.ju lutem me adresoni ku mund ta gjej ate.me rrespekt suela
lori (04/09/2010 05:34:40) urime! jam nje studente e psikologjis dhe me ka rene ne dore libri juaj ishte me te vertet per tu admiruar.suksese te metejshme
besnik (17/12/2010 03:59:51) pershendetje,e pashe zonj,jeta ne nje debat ne top show me pelqeu menyra dhe qasja e komunikimit,si ka mundesi te kontaktoj me zonj,jeta ne email apo kontakt tjeter ju falemnderit respekte
Ina (06/01/2011 16:24:22) Pershendetje,Jam shum e interesuar ta blej kete liber por per fat te keq skam mundur ta gjej.Mund te me orientoni se ku mund ta blej kete liber sepse kam kerkuar ne shum librari ne tr dhe skam mundur ta gjej.Me respekt Ina....
elvison dokaj (11/02/2011 22:01:18) prsh!!me falni megjithse ka dal shpejt si liber ne qarkullim ku mund ta gjej aktualish.me respekt elvis..
daniela (22/04/2011 14:19:25) urime eshte vertet shum liber i vecante.suksese te metejshme
alba (11/06/2011 17:58:44) tung jam nje studente nga kosova desha ta dij a muj ta gjej kete liber ne Kosovė se jam e interesuar shum per ket liber

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime