E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova janë vendet ku janë vërejtur defekte të mëdha në lidhje me korrupsionin. Partitë politike, gjyqësia, policia, administrata etj...janë institucionet më të korruptuara. Ky ishte rezultati nga hulumtimi "Barometri global i korrupsionit 2010" të cilin e publikoi sot Transparent interneshënall me rastin e Ditës ndërkombëtare të korrupsionit.
Shqipėri-Maqedoni-Kosovė: Korrupsion me tė madhe








Maqedoni: Më të korruptuara gjyqësia dhe partitë politike

Gjyqësia dhe partitë politike mbeten në krye të listës për korrupsion në Maqedoni, vlerësojnë qytetarët e Maqedonisë të përfshirë me hulumtimin "Barometri global i korrupsionit 2010" të cilin e publikoi sot Transparent interneshënall me rastin e Ditës ndërkombëtare të korrupsionit.

Hulumtimi në Maqedoni është zbatuar mbi 1.180 të anketuar, nga të cilët 58,5 jetojnë në mjedis urban, 41 për qind janë 30 deri 50 vjet, të gjinisë mashkullore janë 50,2, ndërsa të gjinisë femërore 49,8 për qind e të anketuarve.

Pjesa më e madhe e të anketuarve janë shprehur se gjykatat dhe partitë politike janë më të korruptuarat (39,6 dhe 32,4 për qind), ndërsa policia dhe mediat janë në nivel të mesëm. Për korrupsionin në arsim janë shprehur 25,4 për qind, që bie në kategorinë e sektorëve me korrupsion të lartë. Sipas rezultateve, administrata publike gjithashtu bie në kategorinë e sektorëve me korrupsion të lartë.
Për 10,2 për qind të të anketuarve Qeveria është shumë efektive në ballafaqimin me korrupsionin, për 41,1 për qind është efektive deri në një shkallë të caktuar, ndërsa 50 për qind nuk i besojnë askujt në luftën kundër korrupsionit.

Se është zmadhuar niveli i korrupsionit në tre vitet e fundit, janë përgjigjur 27,4 për qind e të anketurave, ndërsa një numër i njëjtë mendojnë se ka mbetur i njëjtë.

"Numri më i madh i të anketuarve janë shprehur se nuk kanë dhënë ryshfet në 12 muajt e fundit, 21 për qind se kanë dhënë, 7,6 për qind vlerësojnë se ryshfeti është dhënë që të merret shërbim personal, ndërsa rreth 90 për qind do ta mbështesin mikun e tyre në luftën e tij kundër korrupsionit", tha në konferencën e sotme Sllagjan Taseva, kryetare e Transparencë zero korrupsion.

Ajo vlerëson se në Maqedoni akoma ekziston problem serioz në luftën kundër korrupsionit, ndërsa rezultatet e hulumtimit, siç theksoi, janë alarmante. Taseva paralajmëroi se në periudhën e ardhshme nga të gjitha anët do të punohet edhe në përforcimin e antikorrupsionit, si dhe në sjelljen e ligjit i cili i mbron të gjithë personat të cilët do të paraqesin korrupsion.

Me këtë hulumtim për vitin 2010 në nivel botëror janë përfshirë 91.500 të anketuar nga 86 vende. Barometër global për korrupsion është hulumtimi i cili i grumbullon mendimet dhe përvojat e opinionit të gjerë lidhur me korrupsionin. Është porositur nga Transparency International, ndërsa është zbatuar nga Gallup International

Shqiperi: Korrupsioni i pamatshëm

Po jetojmë në një botë më të korruptuar krahasuar me tre vjet me parë dhe shume njerez anembane globit po humbasin besimin te qeverite që i drejtojnë.
Barometri 2010 i Transparency International zbuloi se 56 % e te pyeturve besojnë se vendet e tyre janë bërë më të korruptuar. Listën e kryeson; Afganistani, Nigeria, Iraku dhe India, të ndekur nga Kina, Rusia dhe shume vende të Lindjes së Mesme. Në Ballkan, ne vend te pare eshte Bosnje-Hercegovina, me pas vjen Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe ne fund Turqia.

Shqiperia kete vit, si dhe vitin e kaluar nuk eshte perfshire ne listen e publikuar nga TI, qe per kete sondazh pyeti 90 mije persona nga 86 vende te botes. Arsyeja; per mungese te burimeve nga ku mund te nxirret informacioni. Ne vitin 2007, 2006 dhe 2004, Shqiperia kryesonte listen, si vendi me korruptuar ne Ballkan.

Sipas TI janë partitë politike, institucionet më të korruptuara dhe 50 % e njerezve besojne se qeverite e tyre nuk kane bere asgje per ta eleminuar kete problem. Në vitin 2004 kryesonin listen me 71 %, gjashte vjet me pas me 80 %. Sipas sondazhit edhe organizmat fetarë u cilesuan si të korruptuar me 53 %. Një nga katër vetë pohuan se paguan rryshfet vitin e kaluar, shifra që kanë rënë kryesisht në dorë të policise.

Drejtori i Politikave te Kerkimit në TI, Robin Hods u shpreh i shqetesuar per shifrat e rryshfeteve. Sipas tij- jane dyfishuar prej vitit 2006. Të paktën një në tre persona që kishte lidhje me policine ne te gjithe boten kane paguar para nen dore.

Në vendet e BE-se dhe Ameriken e Veriut –ky fenomen eshte me pak i njohur, megjithese keto jane dy rajone qe kane shenuar rritje te shqetesimit sa i takon korrupsionit. Analistet, per kete,fajesojne krizen financiare boterore, qe ka ulur ndjeshem besimin e popujve ne qeverite e tyre, bankat apo institucionet e tjera.

Kosovë, partitë më të korruptuarat

Raporti i publikuar sot nga 'Transparency International', “Barometri Global i Korrupsionit 2010” bën të ditur se këtë vit, sektori më i korruptuar raportohet të jetë ai i partive politike, me notën 4.2 nga 3.8 sa ka qenë vitin e kaluar, duke u pasuar nga sektori i gjyqësorit, me notën 4.1.
Vitin e kaluar, raporti e kishte radhitur Kosovën në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni, duke fituar notën 3.4. Nota 5 tregon nivelin më ekstrem të korrupsionit, njofton Evropa e Lirë.

Hulumtimet, sipas Telegraf, janë bërë përmes anketimeve dhe në to janë përshirë 86 vende nga mbarë bota, përfshirë edhe Kosovën.

Në sektorin e biznesit privat, korrupsioni ka shënuar rënie nga 3.7 në 3.3. Shkalla e korrupsionit nuk ka pësuar ndryshime në media, ku vazhdon të vlerësohet me notën 2.3, njësoj si vitin e kaluar.

Publikuar: 09.12.2010 | 16:46
Lexuar: 677 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime