E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thaçi: Dua të falënderoi qytetarët e Maqedonisë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni për kontributin e tyre për shtetin e pavarur sovran dhe demokratik të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është merit e të gjithë shqiptarëve. Falemderit dhe rrespekt në emër të Qeverisë së Kosovës për të gjithë.
Maqedonia do ta njohė pavarsinė e Kosovės
Intervistë me Hashim Thaçin

“Maqedonia do ta njohë pavarsinë e Kosovës, nuk do të jetë vendi i parë e as i fundi, por do të jetë në fazën e njohjes masive të shteteve të pavarsisë së Kosovës”, thotë Thaçi.

Z.Thaçi qëndruat për një blic vizitë në Shkup u takuat me kryeministrin Gruevski, cili ishte qëllimi i kësaj vizite dhe çka u diskutua në këtë takim?


Hashim Thaçi: Qëllimi i kësaj vizite ka qenë dakordimi i hapave që do të ndërmarim si dy shtete të pavarura në të ardhmen e afërt, natyrisht se edhe për raportet e ardhshme mes Prishtinës dhe Shkupit ka qenë një takim shumë i mire, shumë korrekt dhe shumë fer, i harmonizimit të prioriteteve tona dhe natyrisht tash e tutje do të jemi si dy shtete të pavarura dhe natyrisht në kuadër të këtyre përkushtimeve do të kemi edhe harmonizimin e gjithë agjendës euroatlantike të rajonit. Maqedonia është shtet me rëndësi dhe fqinjë i mirë i Kosovës. Ne do të ndërtojmë raporte të shkëlqyeshme si Prishtinë me të gjitha vendet e rajonit me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe në të ardhmen e afërt demokratike edhe me Serbinë. Kemi diskutuar edhe çështjen e demarkacionit dhe natyrisht kjo është një pajtueshmëri e dyanshme se kjo çështje duhet të zgjidhet në raportet e drejtëpërdrejta mes Kosovës dhe Maqedonisë me mbështetjen e plotë të NATO-së pra rrespektimin e dokumentit të presidentit Ahtisari.

Presidenti Cërvenkovski në një intervistë dje për TV shtetëror deklaroi se njohja e pavarsisë së Kosovës nga Maqedonia jo të kushtëzohet por të jetë në pako me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit të kufirit?

Hashim Thaçi: Maqedonia do ta njohë pavarsinë e Kosovës, nuk do të jetë vendi i parë e as i fundi, por do të jetë në fazën e njohjes masive të shteteve të pavarsisë së Kosovës.
Një çështje tjetër që është problemetaike për Kosovësn është cështja e energjetikës. Keni shpallur gjendjen e krizës, keni diskutuar për këtë edhe autoritet e Shkupit për të ndihmuar Kosovën në rast nevoje?

Hashim Thaçi: Natyrisht kemi biseduar edhe për vështërsitë dhe ballafaqimet që i kemi si qeveri dhe si dy vended he krizën energjetike që mund të them në rajon por mendoj se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe qytetarët e Kosovës do të festojnë ditën e pavarsisë me drita.

Shohim se në këtë blic vizitë në Shkup jeni takuar vetëm me z,Bardhyl Mahmuti cili janë relacionet tuaja me partitë tjera apo koha nuk ju ka premtuar që të takoni edhe liderët tjerë shqiptarë?

Hashim Thaçi: Unë relacionet e mia me Maqedoninë i kam relacione ndërshtetrorë të qeverisë me qeveri të kryeministrit me kryeministër. Kam relacione të drejtpërdrejta me kryeministrin Gruevski dhe kemi raporte komuniukimi - bashkëpunimi dhe prioriteteve të përbashkëta për të dy vendet tona të bashkëpunimit. Ndërsa sa u përket partive politike shqiptare kjo është një kafe miqësore dhe nuk është takim zyrtar. Në këtë rast dua të falënderoi qytetarët e Maqedonisë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni për kontributin e tyre për shtetin e pavarur sovran dhe demokratik të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është merit e të gjithë shqiptarëve. Falemderit dhe rrespekt në emër të Qeverisë së Kosovës për të gjithë.

Do të të shpallë Kosova pavarësinë të dielen?

Hashim Thaçi: Kosova ka krijuar të gjitha përgatitjet. Qeveria punon edhe gjatë uikendit sikurse edhe të gjitha institucionet tjera të Kosovës.

Publikuar: 11.10.2008 | 16:14
Lexuar: 1195 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime