Aksioni afirmativ, sipas Ademit, nuk do të thotë asnjë në qoftë se ajo nuk inkuadrohet në strukturën demokratike të shoqërisë edhe atë në të gjitha tre nivelet, gjegjësisht krahas institucioneve shtetërore dhe në sektorin afarist. Maqedonia si vend multikulturor, shtoi Ademi, ka burim të pashterrshëm që paraqet pasurë e cila mund të kanalizohet në drejtim të përfitimit, ndërsa kjo, siç theksoi, është dallueshmëria.
Konferencë "Aksioni afirmativ, reflektim i multikulturalizmit dhe përfitim për sektorin afarist"
- Dallueshmëria si përfitim për zhvillimin ekonomik është tema në të cilën debatuan pjesëmarrësit në konferencën e sotme "Aksioni afirmativ reflektim i multurkulturalizmit dhe përfitime për sektorin afarist", të organizuar nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
"Të vlerësohet dallueshmëria do të thotë që institucionet dhe anëtarët e bashkësisë t'i kuptojnë përfitimet nga dallimet dhe ngjashmëritë e tyre. Ato duhet të punojnë, të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme midis njerëzve dhe institucioneve. Bashkësit të din ta vlerësojë diversitetin sigurohet se institucionet sigurojnë trajtim dhe qasje të barabartë deri te resurset dhe vendimet për të gjithë anëtarët e bashkësisë, duke mos bërë dallim në bazë të kombësisë, racës, religjionit, orientimit seksual dhe mangësive fizike", tha zëvendëskryeministri i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi.
Ai shtoi se edhe pse shumë flitet për dobinë nga diversiteti në fuqinë punëtore, shumë pak është bërë që kjo të arrihet dhe se për këtë arsye Qeveria në bashkëpunim me institucionet kompetente, por edhe sektorin qytetar, e ka përpunuar Ligjin pëpr parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i cili duhet të fillojë tëp zatohet nga 1 janari, ndërsa në të cilin janë paraparë edhe masa afirmative.
Aksioni afirmativ, sipas Ademit, nuk do të thotë asnjë në qoftë se ajo nuk inkuadrohet në strukturën demokratike të shoqërisë edhe atë në të gjitha tre nivelet, gjegjësisht krahas institucioneve shtetërore dhe në sektorin afarist. Maqedonia si vend multikulturor, shtoi Ademi, ka burim të pashterrshëm që paraqet pasurë e cila mund të kanalizohet në drejtim të përfitimit, ndërsa kjo, siç theksoi, është dallueshmëria.
Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomik Vlladimir Peshevski konsideron se dallueshmëria në institucionet, kompanitë, sektorin qytetar..., paraqet kusht për arritje të suksesit në sferat në të cilat veprohet.
"NJë prej veglave për kompani të suksesshme është që të formojë ekip cilësor që nuk nënkupton vetëm persona të mirë të arsimuar, por persona të ndryshëm, të cilët do të shohin në problemet nga aspekte dhe pika të ndryshme, me ç'rast do të krijohet imazh më i kompletuar dhe më i suksesshëm do të mund të zbatohen politikat afariste", tha Peshevski.
Dallueshmëria në kompanitë, sipas tij është mundësi që ato të veprojnë krahas tregjeve vendore dhe në tregje të tjera.
Konferenca e sotme duhet t'i promovojë konceptet e aksioneve afirmative, të cilat do të thonë ndërmarrje e hapave pozitive për rritje të inkuadrimit të grupeve të përjashtuara gjatë punësimit, arsimit dhe biznesit. Këto hapa nuk janë të disejnuara të ofrojnë trajtim të posaçëm ose tl përjashtojnë nga pjesëmarrja ndonjë grup, gjegjësisht ata duhet të promovojnë qasje të grupeve tradicionale më pak të prezantuara dhe përjekje për inkuadrim në sektorin afarist dhe në përgjithësi në shoqëri.