E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëdhënësi i policisë, Krunosllav Borovec kumtoi se fletëarresti ishte lëshuar gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes dhe i është dërguar Interpolit.
Autoritetet kroate lėshuan fletėarrest ndėrkombėtar pėr Ivo Sanaderin









- Autoritetet kroate lëshuan fletëarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, i cili e braktisi vendin mu para se Kuvendi kroat të votojë për marrjen e imunitetit të tij prej deputeti, transmetuan mediumet.

Zëdhënësi i policisë, Krunosllav Borovec kumtoi se fletëarresti ishte lëshuar gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes dhe i është dërguar Interpolit.

Sanader dje në mëngjes, pa kurfarë probleme u largua nga Kroacia, sepse gjatë asaj kohe ende nuk pati urdhër për arrestimin e tij.

Sipas ligjeve kroate, një deputet mund të mbahet apo dënohet, vetëm nëse i hiqet imuniteti.

Parlamenti ia hoqi Sanaderit imunitetin dje pasdite, por brenda asaj kohe ai tashmë ishte larguar nga vendi.

Sanader akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ishte kryeministër - prej vitit 2004 deri në vitin 2009.

Nuk është bërë e ditur se ku ndodhet Sanaderi për momentin.

Policia kroate për momentin po kryen bastisje në shtëpinë familjare të Sanaderit në Zagreb.

Publikuar: 10.12.2010 | 15:02
Lexuar: 398 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime