Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt ka vlerësuar se publikimi i dokumenteve sekrete diplomatike amerikane në WikiLeaks dëmton zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt ka vlerësuar se publikimi i dokumenteve sekrete diplomatike amerikane në WikiLeaks dëmton zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Ska dyshim se WikiLeaks rëndon zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, ka thënë Bildt në një intervistë për gazetën vjeneze Standard.
Çdo gjë komplikohet nëse në mes shteteve të ndryshme nuk ka më dialog. Kjo e dëmton diplomacinë, e në veçanti SHBA-në, ka thënë Bildt.
Sa i përket gjykimit të themeluesit të WikiLeaks, Xhulian Asanzhesë nga drejtësia suedeze, Bildt ka thënë se në Suedi ekziston drejtësi e pavarur.
As nuk mundem, e as nuk guxoj të përzihem në aktivitetet e drejtësisë, ka thënë ai. (rel)