E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne Bolonja fillon odisea e ekspozites te titulluar “Imazhe pertej detit”. Kjo ekspozite ka si kryefjale foto te realizuara nga vete studentet shqipetare te Akademise se Arteve te bukura ne Bolonja dhe paraqet nje kendveshtrim me dy fytyra te Shqiperise se sotme dhe te asaj nder vite.
Imazhe pertej detit















IMAZHE PERTEJ DETIT

Ne Bolonja fillon odisea e ekspozites te titulluar “Imazhe pertej detit”. Kjo ekspozite ka si kryefjale foto te realizuara nga vete studentet shqipetare te Akademise se Arteve te bukura ne Bolonja dhe paraqet nje kendveshtrim me dy fytyra te Shqiperise se sotme dhe te asaj nder vite. Nje fragment i gjurmeve te lena nga e kaluara dhe endrrat qe e ardhmja, asaj i dhuron.

Fotot e paraqitura lene hapsire si per interpretimin personal edhe per faktin objektiv qe ato percjellin. Bie ne sy deshira e studenteve per te evidencuar kontradiktat e ketij vendi sa te vogel aq edhe te pasur me perplasje.

Ekspozita eshte zhvilluar ne ambjente universitare dhe shenon nje bashkepunim te rendesishem mes shoqatave studentore ne qytete te ndryshme te Italise si Bolonja,Pavia,Milano dhe Firence.


Imazhe pertej detit



Rezultati i kesaj ekspozite eshte mese i kenaqshem. Ajo eshte vizituar nga studente jo vetem shqiptare por edhe te komuniteteve te tjera dhe ka ngjallur kuriozitetin e tyre per nje vend sa te afert fizikisht aq edhe te paragjykuar.

Nder imazhet me prekese ka qene nje kolazh fotosh qe paraqesin jeten e cdo studenti. Kolazh ky qe ka personifikuar rrugen e tyre qe ne momentet e femijerise deri ne arritjen e qellimit te tyre: Diplomimin.

Kjo ekspozite mund te konsiderohet edhe si nje dritare nga e cila shihet nje shqiperi ne levizje,nje vend qe ndryshon. Progres por edhe regres. Nje dritare nga e cila mund te shihet deshira per te ecur e per tu integruar si edhe nje kritike e heshtur e fenomeneve qe mertojne nenvizim.

Kjo ekspozite ka arritur te mobilizoje nje numer te konsiderueshem studentesh neper qytete te ndryshme dhe per kete mund te konsiderohet nje sukses.


Studentet shqiptar ne Bolonja



Mbi te gjitha “zgjimi” ndaj nje gjumi te heshtur brenda nesh,”zgjimi” ndaj kritikes e ktheu ne nje “zile” per mendjet e atyre qe e vizituan.

Kjo nisme eshte fruti i nje pune te vrrullshme te : Bashkimi i Studenteve Shqiptare ne Bologna USAB si edhe i nje bashkepunimi te gjate me organizzata homologe te qyteteve te lartpermendura te cilat jane: ASAUP ne Pavia, Newage ne Milano dhe ASUF ne Firence. Fale ndihmes te bashkepunetoreve te cdo shoqate u be e mundur te percillet ky mesazh kulturor ne nje pjese te mire te Italise.

Ne kete nisme u ekspozuan punet e artisteve te meposhtem:

Ergys Novruzaj, Renato Doko, Gerti Abazaj, Gentiana Cela, Arjon Gjondedaj, Rexhueld Veizaj, Fatjon Murati, Klodian Dodaj, Eugert Hyka, Eduard Kaiku

Gjejme rastin te falenderojme te gjithe personat te cilet u angazhuan ne mbarvajtjen e kesaj iniciative. Te gjithe ato qe mbeshteten me mjetet ne dispozicion realizimin e ketij projekti. Te gjithe ato qe vizituan ekspoziten dhe dhane mendimin e tyre konstruktiv, per realizimin e iniciativave te arshme.

Staf-i i personave qe kane bashkepunuar ne realizimin e kesaj ekspozite eshte i perbere nga:

Unione degli Studenti Albanesi di Bologna (USAB)

Arjon Gjondedaj, Erjon Skora

Associazione degli Studenti Albanesi di Pavia (ASAUP)

Fatjon Hoxhalli, Naila Okshtuni

New Albanian Generation Era (Milano)

Gentian Kallmi, Blerina Kushta

Associazione Studenti Università di Firenze (ASUF)

Enea Ndoni, Ermenita Zyka


Publikuar: 23.03.2009 | 04:44
Lexuar: 1524 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime