Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të mbledhjes së 128-të e votoi Propozimin e plotësuar për buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të mbledhjes së 128-të e votoi Propozimin e plotësuar për buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.
Deputetët tre ditë debatuan rreth kësaj pike të rendit të ditës, ndërsa sipas Rregullores së re, kjo mund të zgjasë pesë ditë.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, duke e arsyetuar para deputetëve, tha se skenari makroekonomik në bazë të të cilit janë bërë projektimet e buxhetit janë stabilizimi i pritur i kërkesës eksterne dhe rikuperimi i kërkesës vendore përmes rritjes së balancuar, të matur të investimeve dhe kërkesës. Zhvillimi i ekonomisë për vitin 2011, siç tha, është projektuar në 3,5 për qind.
Stavreski tha se atë e themelon në rikuperimin e pritur të ekonomisë evropiane dhe projektimin për vitin e ardhshëm për zhvillim të saj prej 1,8 për qind, si dhe atë se po vërehen lëvizje pozitive edhe në ekonominë e vendeve të EJL-së. Në bazë të kësaj, pritet, siç tha, lëvizje pozitive të realizojë edhe eksporti i Maqedonisë.
Bazë për rikuperimin e kërkesës vendore, siç theksoi ministri, janë zhvillimi i balancuar dhe i matur i investimeve. "Pritet zhvillim më intensiv i investimeve, se sa i konsumit, i cili ndërkaq do të jetë i mbështetur me rritjen e madhe të investimeve kapitaëe që do të japë mbështetje të fuqishme në ndërtimtari, industri dhe shërbime", tha ministri dhe shtoi se pritet rritje e aktivitetit kreditor, i cili do të japë impuls plotësues, rritje të konsumit personal, në çka udhëzon rritja e punësisë për tre për qind.
Forcë kryesore shtytëse e zhvillimit pritet të jetë prodhimtaria industriale e cila pritet të ketë rritje prej 5,2 përqindëve. Kontribut do të japë edhe buxheti me projektim ambicioz për projektet kapitale, si dhe zhvillimi i projektuar i ndërtimtarisë për 4,8 për qind", theksoi ministri Stavreski.
Në anën e të dalurave, ministri theksoi se pritet të dominojnë investimet të cilat presin rritje prej 10 për qind, bazuar në aktivitetin kreditor të bankave drejt ndërmarrjeve, rritjen e kursimeve, pakësimin e kamatës bazë të BPRM-së dhe Ministrisë së Financave që, ndërkaq, do të çojë në uljen e shkallëve të kamatës, si dhe financimin e deficitit buxhetor nga jashtë. Plotësisht edhe investimete huaja direkte të cilat janë 3,4 për qind nga BPV-ja e planifikuar.
Inflacioni do të ruhet në nivel të ulët të matur prej tre përqindëve dhe pritet të ruhet stabiliteti i kursit devizor të denarit.
Ai shtoi se të ardhurat janë projektuar në 148,4408 miliardë denarë apo 32 për qind nga buxheti i planifikuar, që, ndërkaq, është rritje prej shtatë përqindëve në raport të vitit 2010.
Në anën e të dalurave, karakteristikë themelore është komponenti i fuqishëm i shprehur zhvillimor i buxhetit, përkatësisht rritja jashtëzakonisht e madhe e të dalurave kapitale të cilat janë projektuar në 23,345 miliardë denarë apo për 5,650 miliardë më tepër në krahasim me vitin 2010, që është rritje prej 32 përqindëve.
Ai sqaroi se janë paraparë ndërtime dhe rikonstruime të rrugëve, autostradës K-10, mirëmbajtja e infrastrukturës hekurudhore, investime në shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale... Për bujqësinë, siç tha, janë paraparë 115 milionë euro subvencione, për shëndetësinë 2 miliardë denarë më tepër në krahasim me këtë vit.
Sipas tij, e tërë kjo pritet të kontribuojë për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, ndërsa në afat të gjatë të përmirësohet konkurrencaa e ekonomisë së Maqedonisë.
Deficiti, sipas propozimit që e arsyetoi ministri i Financave, është projektuar në 2,5 për qind nga BPV-ja dhe do të financohet nga burime të jashtme.
LSDM-ja opozitare mendon se edhe në buxhetin e pestë që e propozon kjo Qeveri nuk ofron asgjë të re dhe se në të nuk ka asnjë projekt të ri. Për projektimet makroekonomike, ndërkaq mendojnë se Qeveria ka vendosur për variantin tepër optimist.
Debati për buxhetin sipas Rregullores së re zgjatë pesë ditë.